Ministri i Mbrojtjes përballë së vërtetës

Analiza

Ministri i Mbrojtjes përballë së vërtetës

Nga: Dritan Goxhaj Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:06
Niko Peleshi

Këtë të hënë që shkoi, më datë 27 Qershor 2022, Ministri i Mbrojtjes i kopesë “Rilindja” të çobanit Rama në qeverinë e Shqipërisë, doli para komisionit të sigurisë të Parlamentit Shqiptar për të raportuar lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Ministri ynë I Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, në përgjigje të pyetjes së bërë nga deputetët për kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes për shuarjen e zjarreve në vend, u tha se:

“Jemi vend i vogël, s’ia vlen të investojmë për të pasur një avion që kushton 50 mln euro. Nëse i kemi nuk jemi në atë fazë që të investojmë 50 mln euro për ta përdorur një muaj, duke i shtuar pastaj kostot e mirëmbajtjes që janë shumë të madha. Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore me kontraktim jashtë vendit, kostot tona janë edhe më të mëdha sa një shteti tjetër si Italia, pasi duhet ta çojmë mjetin jashtë për problemet e mirëmbajtje. Të investojmë qindra miliona euro për të pasur një flotë avionësh është ekonomikisht e pamundur”.

Nisur nga kjo deklaratë e tij u bëra kurioz që të mësuar sesi e kanë zgjidhur çështjen problematike për shuarjen e zjarreve dy vendet fqinjë me ne: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si dhe sa kushton dhe sa shkon kostoja e këtij investimi të domosdoshëm për sigurinë e vendit.

A është e vërtet aq sa thotë ministry ynë, 50 mijë Euro?

Maqedonia dhe Mali i Zi, të dyja këta shtete kanë investuar për blerjen e avionëve për fikjen e zjarreve. Aktualisht Maqedonia disponon 3 avionë për fikjen e zjarreve. Ndërsa Mali i Zi disponon 4 avionë.

Të dy këto shtete kanë blerë avionë të tipit Air Tractor AT-802A.

Maqedonia e ka kompletuar flotën e saj në fund të vitit 2010, ndërsa Mali i Zi në mes të vitit 2019.

Maqedonia ka një territor prej 25,713 km2, (gati sa Shqipëria), ndërsa Mali i Zi një territor prej 13,812 km2, sa gjysma e Shqipërisë.

Lind pyetja: Sa do t’i kushtonte Shqipërisë investimi për blerjen e një avion i tillë, duke përfshirë këtu edhe kostot për përgatitjen e pilotëve, teknikëve, inxhinierëve dhe pjesët rezervë për mirëmbajtjen?

Të shohim se sa u ka kushtuar Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Maqedonia, për këta 3 (tre) avjonë, ku përfshihen të gjitha kostot e përgatitjes së pilotëve nga zero, përfshi dhe kostot për përgatitjen e personelit inxhinjero-teknik  si dhe për pjesët rezervë për avionët, rezulton se ai shtet ka paguar një shumë totale prej 9.6 milionë Euro.

Ndërsa Mali i Zi, për një kontratë të njëjtë, por për 4 (katër) avjonë, ka paguar 12.8 milionë Euro.

Sipas këtyre shifrave të mësipërme, i bie që, kostoja e një avjoni AT-802A , së bashku me përgatitjen e personelit fluturues dhe atij mirëmbajtës, përfshi dhe pjesët rezervë për mirëmbajtje, kushton 3.2 milionë Euro.

Nëse hyjmë në faqen zyrtare të Kompanisë, e cila prodhon këta lloj avionë, e cila është kompani amerikane, konstatojmë se një avjon i tillë AT-802A, i ri, i  porsa dalë nga fabrika, me zero orë fluturime, kushton 1.5 milionë Euro.

Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë arithmetike, na rezulton, se pasi blihet avjoni na mbeten edhe 1.7 milionë Euro për të përgatitur personelin fluturues, i cili përbëhet prej:  

4 pilotë, personelini inxhinjero-teknik si dhe pjesët rezervë.

Përfundimisht, na rezulton se një avjon AT-802A nuk kushtoka 50 milionë Euro, sikundër ka deklaruara ministry Peleshi, por 3.2 milionë Euro, përfshi edhe gjithë përgatitjen e personelit që theksuam më lartë.

Deri këtu besoj se jemi të qartë.

Tashti le të shohim se, sa do na kushtonte në kosto operacionale mbajtja e këtyre avjonëve.

Një avion i tillë, AT – 802A, cili mund të ulet edhe në ujë, për një orë fluturimi na kushton 450 Euro.

Ndërsa një Helicopter AS 350, nga ata që posedon aktualisht Ministria e Mbrojtjes dhe që po i përdor edhe për të shuar zjarret, kur ata janë në gjëndje gadishmërie, për një orë fluturimi na kushtojn 885 Euro.

Çfarë kuptojmë nga kjo?

Kjo do të thotë se një helikopter harzhon gati dyfishin e një avjoni të posaçëm për fikjen e zjarreve AT-802A!

Kapaciteti i ujit që mund të hedhin avjonët AT-802A në një inkursion mbi vatrën e zjarrit është 3.300 Litra; ndërsa kova e ujit që përdorin helikopterët e ushtrisë është 2.500 Litra, që do të thotë 1.000 Litra ujë më pak.

Në rast se të dy këto mjete do të bënin 4 inkursione për shuarje zjarresh Brenda një ore në të njëjtën vatër zjarri, atëher do të kishim:

AT-802A do hidhte 13.200 Litra ujë;

Helikpteri i ushtrisë AS350 do hidhte 10.000 Litra ujë

Për avjonin AT-802A kjo do i kushtonte 1.800 Euro.

Për Helikpterin e Ushtrisë AS350 kostua do të jetë 3.540 Euro. Që do të thotë se një helicopter i Ushtrisë harxhon dyfishin e avjonit AT-802A!

 

Ndërsa, realisht, në një angazhim prej një orë  për shuarje zjarres, avjoni AT-802A mund të bëjë 6 hedhje, (vajtje-hedhje uji-kthim-mbushje-ngritje dhe hedhje uji).

Ndërsa helikopteri i Ushtrisë AS350 mund të bëjë vetëm 2 inkursione të tilla brenda një ore.

Duhet të kemi parasysh që avjonët AT-802A nuk përdoren vetëm për shuarje zjarresh, por edhe për spërkatje të ndryshme në bujqësi apo dizinfektime rajonesh, por edhe për monitorime të ndryshme. Me të cilën duam të themi, se përdorimi i tyre nuk do të ishte vetëm një muaj në vit, sikundër pretendon ministri Peleshi në deklaratën e tij.

 

Gjithashtu, duhet të dimë, se të gjitha Forcat e Emergjencave jo vetëm në Amerikë, por edhe në rajonin tonë Ballkanik si dhe në Evropë, po pajisen me avjonë të këtij tipi, AT-802A, për shkak të kapacitetit të tyre si dhe të kostove të ulëta të harxhimit e  mirëmbajtjes.

Nga çfardo lloj aspekti që ta shohim, delet në përfundimin se Ministri i Mbrojtjes, z.Niko Peleshi, me anë të kësaj deklarate para Komisjonit Parlamentar, të na falni, por na rezulton se: ose ka gënjyer me ndërgjegje; ose e ka nga injoranca e tij; ose ka një kabinet prej injorantësh; ose ka gënjyer qëllimisht për shkaqe të tjera që e kalojnë injorancën, por që shkojnë drejt qëllimeve antishtetërore.

Lind pyetja, në 10 vjet që kopeja “Rilindje” ka Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, nuk mund të gjendeshin 3.2 milion €, për të blerë të paktën një avjon AT-802A?

Duke parë që z.Niko Peleshi nuk është shquar për ndonjë kapacitet intelektual në këto 10 vite që kopeja ku ai bën pjesë vijon të ketë pushtetin, e ku vetë z.Niko ka shëtitur nëpër disa karrige të ndryshme gjatë kësaj qeversjeje, bindesh plotësisht se z.Niko Peleshi i përshtatet plotësisht përcaktimit të dikurshëm prej Fan Nolit për kabinetin e Zogut, që e konsideronte si “Kabineti i Pykave”.

Ndaj edhe Nikua prej ditës që doli para këtij Komisioni, për mua nuk është më Niko Peleshi, por Niko Pyka.

Ps: Këtu poshtë keni të listuara të gjitha faqet e internetit, për të parë vetë kosotot e këtyre avionëve që theksuam më lartë, për të cilat z.Niko përrallisi para Komisionit parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat