Analizë: Rusia e viteve 1991-2000, rrezikues i Atdheut tonë Shqipëtar!

Analiza

Analizë: Rusia e viteve 1991-2000, rrezikues i Atdheut tonë Shqipëtar!

Më: 9 mars 2018 Në ora: 00:17
Skender Jashari

Rusia e viteve  1992,  nuk mund të mbahej  në  këmbë, as për të  ushqy popullatën e saj, e lëre  më të  ketë  patur interferim  në  politika jasht territorit të saj, veçmas  kur  bëhet  fjalë  më larg sesa  fqinjët  e saj.

Kjo  bëri  që  të jenë  rrethanat   perfekte  ndërkombëtare, që të  gjithë  të  robëruarit nga ky  monstrum ( Bashkimi Sovjetik), të  ngriheshin e të   fitonin  Lirinë, edhe  realisht  ashtu  bën!

Fatkeqësia ishte, që institucionet   ndërkombëtare,  me theks të  veçantë SHBA-të, i dhanë  mjaftë  ushqim për popullsinë e  Rusisë( shkaku i katastrofës humanitare)- duke  shmangur  rënijen   e përjetshme  të këtij  përbindshi ( ky  mbetet  gabim  i pafalshëm, Rusia  do duhej  të  mos ndihmohej  derisa  çdo armë  bërthamore së paku të  ketë  dorëzu, si dhe  të  gjitha  shtetet  fqinje të saj, të  jenë antarësu  në  NATO!).

Historikisht, që nga  ngritja e Rusisë, ajo vazhdimisht  ishte  rrezikues  Paqe dhe Sigurie, jo vetëm i fqinjëve të  saj Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Ukrainës etj, por edhe  të tërë Europës dhe  veçmas edhe Ballkanit( ku pansllavizmi në  Ballkan ngritet dhe rritet  nga  mbështetja e saj!). Ngaqe Rusia gjithëherë krijoi  armiqë në kufijt e saj e më gjerë,  kjo është  tregues, që  ajo  shpërndau terror dhe  hegjemoni, e jo demokraci dhe ide përparimtare.

Sa më e  dobët  Rusia,  aq më  e fortë Shqipëria( si  shtet i të gjithë  Shqiptarve!)

Rusia  edhe  në  kohën  e  Mikhail Gorbachev, hapur  demostronte  mospëlqimin për   dorëzim dhe  rënije  të tillë. Kjo  tregonte  pretendimet  e Rusisë  që të  ringrihej sërish. Mikhail Gorbachev si president i Bashkimit Sovjetik nga  15 mars 1990 deri më  25 dhejtor 1991, kur edhe  dha  dorëheqje.

Ky president  u gjunjëzu, duke  nënshkru shpërbërjen e  Bashkimit Sovjetik, më 26 dhjetor 1991, siç njihet  Deklarata  nr. 142-H.

Pasardhës i  dhunshëm që  kishte  marrë pushtetin ishte  Gennady Yanayev, i cili  e mbajti  nga  19  gusht 1991 deri më 21 gusht 1991.

Ndërsa Boris Yeltsin nga 10 korrik 1991 deri më  9 gusht 1996, ishte zgjedhur  President i Rusisë nga   mbështetja që kishte  marrur nga  Lëvizja Rusia Demokratike, ndërsa  mbajti edhe   mandatin  e dytë  nga  9 gusht 1996 deri më  31 dhjetor 1999. Pra tërë këtë  dekad  e udhëhoqi këtë  shtet ky president.

Pasuar nga  Vladimir  Putin,  në  mandatin e parë ishte  nga 7 maj 2000, deri në prill 2001, mandatin e  dytë  e kishte  nga  prill 2001 deri në  7 maj 2004, si dhe  mandatin  e tretë  e kishte  nga  7 maj 2004 deri më  7 maj 2008.

Pasoi nga  Dimitry  Medvedev, si president  i Rusisë në  mandatin e  parë 7 maj 2008 deri më 24 shtator 2011, si dhe  mandatin e dytë nga  24 shtator 2011 deri më 7 maj 2012. E që për t’u pasu sërsh nga  Vladimir  Putin, nga   7 maj 2012 deri më  7 maj 2018. Nga  kjo mund të  kuptohet  që nga  viti  1991-2000, ishte  dekada  e katastrofës  në  Rusi, në  çdo aspekt ekonomik, social, ushtarak etj.

Mbi  bazën  e  këtyre  përvojave  historike( që do jepen  më poshtë),  mund të  konkludojmë, që Rusia e dobët është  më së shumti edhe  në Interesin tonë Kombëtar, ngaqë  po në  këtë  periudhë    në Trojet  tona  Shqipëtare, u zhvilluan  ngjarje  historike që ishin në favorin  tonë, si dhe  e kundërta, derisa  Rusia ishte  në piedestalin e  lartësisë  së saj,  ngjarjet ishin  në  dëmin  e  Interesave  tona Kombëtare!

Edhe gjatë  kësaj  dekade( 1991-2000), Rusia nuk  u tregu  fqi i mirë, sepse u involve drejtëpërdrejt por edhe  si  mbështetëse në  shumë  konflikte me a në  mes  fqinjëve të saj.
Edhe  gjatë  dekadës 1991-2000, Rusia ishte  përfshi  në  jo pak  luftra, si:

Lufta e vitit 1991-1992, Lufta e Osetisë jugore, apo ndryshe siç njihet Lufta e parë e Osetisë Jugore, që filloi më  5 janar 1991 dhe  mbaroi më 24 qershor 1992. U zhvillua  në  mes Osetianve të cilët  mbështeteshin nga  Rusia,  kundër Gjeorgjisë! Mbi 1000  të  vdekur.

Lufta  e Prigorodnit Lindor, e  cila  filloi më  30 tetor 1992 dhe  mbaroi më 6  nëntor 1992, në  njërën  anë  ishin  Osetia veriore-Alania dhe  mbështetej  nga Rusia,  kundër  Ingushetisë. Me mbi 550 të  vdekur.

Lufta e Transnistrisë, e cila u zhvillu nga 2 mar deri më 21 korrik 1992, në  mes  Transnistriasve të cilët  mbështeteshin nga Rusia ( dhe Ukraina) kundër  Rumanisë dhe Moldavisë. Mbi 1000 të  vrarë, edhe pse  s’ka shifra të  sakta.

Lufta e  Abkazisë,  e  zhvilluar  nga 14 gusht 1992 deri më 27  shtator 1993, në  mes  palëve  ndërluftuese  Gjeorgjisë, kundër Abkazve që mbështeteshin nga  Rusia dhe   vendet  tjera  fqinje  kaukaze.

Pala  abkaze  pësoi 2.220 ushtar, 122 të  zhdukur, 1820 civil të  vrarë, ndërsa  Gjeorgjianët  pësuan 2600 ushtar  dhe 1000 të zhdukur, rreth 20-30.000 civil të  vrarë.

Lufta civile në  Taxhikistan, filloi më 5 maj 1992 dhe mbaroi  më 27 qershor 1997, ku palët  në konflikt ishin, Taxhikistani( qeveritarët) të mbështetur nga Rusia, Uzbekistani dhe Armenia, kundër opozitës së Taxhikistanit,  të  mbështetur nga Afganistani,  Talebanët  e Al-Qaida, Jamiat e islam etj. U vranë mes  50-100.000 persona.

Kriza kushtetuese e vitit 1993, në  Rusi, e cila  filloi më 21 shtator dhe  mbaroi më  4 tetor  1993, në  mes  Presidentit të  Rusisë  Boris Yeltsin dhe  Parlamentit të Rusisë. Pësuan me vdekje  187 persona sipas  vlersimit zyrtar,  ndërsa sipas parlamentaristëve  ishin vrarë mbi 2000 persona.

Lufta e parë Çeçene- e  njohur edhe  si  lufta  Çeçene, e cila  filloi  më 11 dhjetor 1994 dhe mbaroi më 31 gusht 1996, në  mes të  Rusisë  kundër  Republikës  Çeçene të  Içkerisë dhe  Muxhahedinëve të jashtëm. Në këtë  luftë  u vranë dhe u zhdukën  nga pala  ruse 5.732 sipas vlersimit zyrtar, ndërsa sipas  vlersimit të  CSMR vlersohet rreth 14.000 si dhe  161 civil të  vrarë jashtë   Çeçenisë, ndërsa nga  ana e Çeçenisë janë  vrarë ose  zhdukur  3.000 apo    sipas  vlersimeve  ruse  janë  17.391, si dhe  30-40.000 civilë ( sipas Rusisë), ndërsa 50-100000  sipas  Çeçenve, ndërsa sipas  Human Rights  grupeve  vlerësohen  në  80.000.

Lufta në  Nagorno-Karabakh apo me  emër  tjetër  si  lufta  kufitare  Armeni-Azerbejxhan, që  u zhvillu në mes palëve  ndërluftuese Armenisë  e cila mbështetej  nga  Rusia dhe Azerbejxhanit e  cila  mbështetej  nga  Turqia, Pakistani dhe Izraeli, në  rajonin  e Nagorno-Karabakh, që u zhvillu nga  viti 1994 deri më sot. Pësuan me  vdekje 214 ushtar  dhe 16 civil nga ana e  Armenisë, dhe 1008 ushtar dhe mbi 90  civil nga   ana   e Azerbejxhanit.

Lufta e Dagestanit, e cila  filloi më 2 gusht 1999  deri më 14 shtator 1999, në mes grupit Xhamat Islamik të  Dagestanit, të  mbështetur nga Kongresi i Içkerisë dhe Dagestanit, Brigadat  Ndërkombtare Islamike,  Regjimentit Islamik për qëllime  speciale etj kundër  Dagestanit të  mbashtëtur nga  Rusia. Pësuan rreth 1500-2000  terrorist islamik, dhe   u vranë rreth 275 ushtar, polic  e  vullnetarë dhe u zhdukën 15 të Dagestanit.

Lufta e dytë Çeçene, e cila  filloi më 26 gusht 1999 dhe mbaroi në maj 2000, në  mes të  Rusisë, ku më  1 tetor 1999 trupat  ruse  morën  republikën  Çeçene (çeçene-Içkerisë),  kundër republikës Çeçene e  Içkerisë, Frontit Kaukazian, Muxhahedinve të jashtëm. Ku pësuan  3536-3635 ushtar, 2364-2572 polic, 1072 polic çeçen, 106  të  FSB-së dhe GRU-së, pra   në  total rusët  humbën  7217-7425 persona , ndërsa  14.113 militant u  vranë mes viteve  1999-2000 dhe 2.186 mes viteve 2003-2009, gjithsej 16.299 persona.

Ndërsa humbjet  në  civil ishin  mes  25.000  dhe mbi 5000 të  zhdukur e deri në 80.000 të  vrarë sipas  Çeçenve, vlerësimet  tjera shkojnë  deri 150-250000 të  vrarë!

Kjo është Terror-Rusia!

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik! 
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat