Kujdes me ilaçet! Shqiptarët me konsumin më të madh në Europë

Analiza

Kujdes me ilaçet! Shqiptarët me konsumin më të madh në Europë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 18:20
Ilustrim

75.4 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, familjet shqiptare i shpenzojnë duke blerë ilaçe. Pjesa e mbetur shkon për shërbime mjekësore. Raporti përmbyset në vendet e tjera të Europës, ku shpenzimet për ilaçe zënë vetëm 7-15 për qind të shpenzimeve për kujdsin shëndetësor.

Shifrat nxjerrin në pah kulturë e konsumimit të lartë të barnave që ekziston në Shqiptari. Jo thjesht për shkak të rekomandimit të mjekut, por edhe sepse shumë barna mund blihen në farmaci pa recetën e mjekut. Kjo e bën popullsinë shqiptare të ketë një nivel shumë të lartë shpenzimesh për medikamente. Tendenca e konsumimit të ilaçeve po vjen në rritje edhe pse popullsia po shkon drejt tkurrjes.

Në 8 muajt e parë të këtij viti, u importuan 3374 tonë produkte farmaceutike ose 15.9 miliardë lekë, raporton Monitor.

Në krahasim me vitin e kaluar, importi i ilaçeve është rritur me 7%, që do të thotë se shqiptarët kanë konsumuar më shumë ilaçe për këtë vit. Faktorët që ndikojnë në rritjen e konsumit janë disa; që nga plakja e popullsisë, rezistenca ndaj ilaçeve për shkak të përdorimit të tepërt dhe rritja e sëmundshmërisë.

Farmacistët e pranojnë se imuniteti ndaj ilaçeve është në rritje. Përdorimi i shpeshtë rrit rezistencën, për pasojë i sëmuri ka nevojë të konsumojë me shumë medikamente. Edhe ushqimet e pakontrolluara, apo dhe jeta sedentare kanë ndikuar në uljen e reagimit të trupit ndaj virozave.

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Në veçanti, 73% e individëve gabimisht konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë. Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat