Korridori shiit i Iranit drejt Mesdheut: midis legjendës dhe realitetit

Analiza

Korridori shiit i Iranit drejt Mesdheut: midis legjendës dhe realitetit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

Konfliktet e ndryshme e lindur pas parantezës së pranverave arabe kanë ndryshuar fizionominë e Linjes së Mesme dhe i kanë mundësuar Iranit që ta rrizë pozicionin e tij në rajon. Në Siri, në Irak, në Jemen e në Liban, gjatë dekadës së fundit Republika Islamike e maksimalizuar fuqinë e saj dhe ka hedhur bazat për ta konkretizuar harkun e njohur të influencës që nga Teherani mbërrin deri në Mesdhe, duke krijuar këmbana të ndryshme alarmi në Uashington dhe midis aleatëve kryesorë amerikanë në rajon. Po sa është prioritar për Iranin aksesi në Mesdhe?

Tashmë jepet si për të mirëqenë se skenarët që po përjetojmë akoma sot në Lindje të Mesme janë frut i pranverave arabe dhe se shigjeta e krizës e nisur nga Tunizia në 2011 ka arritur në mënyrë të pashmangshme që ta godasë në zemër botën arabe me konfliktin sirian dhe atë jemenas. Në realitet, trondjet në rajonin e Lindjes së Mesme nisin shumë më parë, me Revolucionin Islamik Iranian të 1979 që ka shkaktuar ndryshimin e parë të madh të kursit, duke e bërë Republikën Islamike të re që të ndërmarrë një seri rinovimesh në politikën e jashtme që kanë influencuar të ardhmen e Lindjes së Mesme. Një tjetër shkak kryesor i situatës aktuale rajonaje është padyshim ndërhyrja amerikanë në Irak dhe përmbysja pasuese e regjimit të Saddam Hussein, që i ka hapur rrugën thellimit të përplasjes sektare, por kryesisht politike, midis shiitëve dhe sunitëve. Konfliktet aktuale në Lindje të Mesme janë fruit dhe pasoja e fenomeneve të ndryshme politike, jo që të çojnë thjesht tek trazirat e nisura në Afrikën Veriore në vitin 2011. Ajo që është e sigurtë është se Irani ka qenë në gjendje të përfitojë nga konfliktet e kohëve të fundit, fillimisht në Irak, më pas në Siri e në Jemen, për ta maksimalizuar influencën e vet në 4 kryeqytete të rajonit, duke arritur që të ushtrojë një rol të konsiderueshëm mbi disa prej shteteve kryesore arabe dhe duke demonstruar se ka dalë plotësisht nga faza e ngërçit në të cilën kishte rënë në vijim të luftës me Irakun.

Siç është e njohur, Irani është pjesë e të ashtuquajturëve “shtete batakçinj” për Shtetet e Bashkuara dhe, për pasojë, një ngjitje e tij në majat e pushtetit në Lindje të Mesme e alarmon Uashingtonin dhe aleatët kryesorë rajonalë të tij. gjatë viteve të fundit i është dhënë peshë, në terma negativë, të ashtuquajturit “Land Route to the Mediterranean”, domethënë një korridori shiit që nga Teherani shkon deri në Mesdhe, falë porcioneve të terrenit të kontrolluar nga ushtria iraniane ose nga milici aleate. Një prej tezave më të akredituara, që e sheh Iranin ta rrisë ndjeshëm aftësinë e frikësimit ndaj armikut kryesor rajonal, Izraelit, dhe një akses të lehtë në Mesdhe. Por sa real është ky objektiv për Iranin?

Për të provuar që t’i përgjigjemi kësaj pikëpyetje është e nevojshme që të hartohet një listë e objektivave kryesorë strategjikë që Republika islamike ndjek për të ruajtur interesat e saj jetike, për të kuptuar sesa është parësor kompletimi i rrugës drejt Mesdheut.

Objektivi parësor për Teheranin, nga i cili asnjë qeveritar nuk mund të heqë dorë, është kontrolli i popullsisë së brendshme. Është burimi kryesor i preokupimit për establishmentin, ciladoqoftë linja politiko – fetare. Kontrolli i popullsisë së brendshme, me një vëmendje të madhe për pakicat etnike, është themelor për ruajtjen e statuskuosë. Ndryshimet politike gjatë dy shekujve të fundit në Iran kanë ndodhur në vijim të manifestimeve të mëdha nëpër sheshe dhe manifestimet e para në kapërcyellin midis dhjetorit 2017 dhe janarit 2018 (anipse të karakterizuar nga një matricë ekonomike), janë një këmbanë alarmi për qeverinë iraniane që nuk mund të nënvlerësohet. Veç kësaj, divergjencat etnike janë gjithmonë një rrezik për mbajtjen e brendshme të vendit, duke qenë fuqimisht të influencueshme nga fuqi të huaja. Pavarësisht se pjesa qendrore e vendit është e përbërë kryesisht nga banorë të etnisë perse, në kufij gjenden pakica të rëndësishme.

Më të rrezikshmet për stabilitetin e Teheranit janë ato të formuara nga arabë dhe kurdë: të parët, që gjenden në Khuzestan, janë vendosur mbi një porcion terreni të pasur me naftë dhe në të kaluarën kanë qenë burim paqëndrueshmërië për qeverinë qendrore iraniane. Për të dytët, kurdët, që përfaqësojnë rreth 7% të popullsisë, Irani ushqen një ndjenjë antipatie historike, që e detyrohet reminishencave të luftës me Iranit, kur kurdët irakenë u bashkuan me Saddam Hussein në luftën me Teheranin. Veç kësaj, në kursin e ri iraken, kurdët kanë fituar lëshime të rëndësishme nga pikëpamja e autonomisë dhe e kanë rritur eksponencialisht profilin e tyre ushtarak. Këto dinamika kanë influencuar kurdët iraninë fqinj, që në vitet e fundit janë dalluar në kërkimin e autonomisë, me qëllim ruajtjen e kulturës së tyre jopersiane. Kështu që kontrolli kapilar i rajonit kurd është themelor në mbajtjen e vendit dhe ofron pretekstin për ta zgjeruar kontrollin përtej kufijve irakenë.

Kështu, objektivi i dytë për tu ndjekur nga Irani është i lidhur me të parin: kontrolli i territoreve në verilindje të Bagdadit. Provinca Diyala është porcioni i terrenit ku është më shumë i pranishëm roli i Iranit dhe është përdorur si bazë për ta projektuar influencën mbi të gjithë kufirin irakeno – iranian. Forca të ndryshme si basijët, janë nën kontrollin e milicive Shiite të lidhura me fije të dyfishta me Teheranin. Kontrolli i rrugëve rrugore që nisen nga Diyala e rrisin influencën iraniane mbi rajon dhe i ushtrojnë presion provincës kurde irakene. Një faktor i rëndësishëm, që vë në siguri të gjithë kufirin perëndimor të Iranit.

Një objektiv iranian që është shfaqur qartë gjatë viteve të fundit është ai i ruajtjes së një regjimi mik në Damask, që mund të garantojë interesat iraniane në territorin sirian. Irani është impenjuar në betejën përkrah al Assad, kundër formacioneve të markës sunite që kërcënonin vetë jetën e regjimit, të para nga teherani si “bedelë” të vendeve sunite që kishin interes në rrëzimin e regjimit alavit e familjes al Assad. Në Siri janë të pranishëm xhepa të shumta influence iraniane, nëpërmjet degëzimesh të drejtuara nga Gardianët e Revolucionit (sidomos në kufirin irakeno – sirian) apo milici shiite të afërta me Iranin, që i japin Iranit një peshë të konsiderueshme mbi të ardhmen e vendit.

Themelore për Iranin që të integrojë gjithnjë e më shumë Hizballahun në jetën politike të Libanit, për të influencuar sa më shumë vendimet e Vejrutit. Veç kësaj, prania e Hizballahur në jugun sirian, përveç se libaneze, siguron një funksion konstant frikësimi kundrejt Izraelit.

Kontroll të zonave perëndimore të Jemenit nëpërmjet milicisë së etnisë houthi, tashmë në kontroll porcionesh të mëdha të kryeqytetit Sanaa. Kjo strategji i siguron Iranin tri avantazhe potenciale të ndryshme: një peshë specifike mbi rindërtimin e ardhshëm politik jemenas; një faktor paqëndrueshmërie në kufirin jugor të Arabisë Saudite, që shikohet e shtrënguar të impenjohet në një konflikt që rrezikon ta dobësojë ushtarakisht (janë tashmë konstantë sulmet nëpërmjet raketave balistike të houthive ndaj pikave petrolifere në jug të mbretërisë saudite apo kundër kryeqytetit); kontrollin potencial, anipse indirekt, të Ngushticës Bab el-Mandeb, e cila lidh Detin e Kuq me Oqeanin Indian dhe shumë e rëndësishme nga pikëpamja tregtare.

Ruajtja e kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, grykë strategjike e Gjirit Persik, rrugë themelore tregtare për trafikun e naftës botërore. Pavarësisht se është konsideruar baraz me një akt lufte, Irani ka kërcënuar shumë herë se do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit dhe mund ta përdorë këtë kartë në tryezën e traktativave ndërkombëtare, përveçse në konsolidimin e influencës së tij në rajon e Lindjes së Mesme.

Zhvillimi i programit raketor: rritjet e vitit të fundit e fondeve të destinuara për programin konfirmojnë vullnetin e establishmentit iraniak për të ndjekur konsolidimin e kapaciteteve raketore. Analistë të ndryshëm ushtarakë e gjykojnë arsenalin balistik të Teheranit si më kompletin dhe më të avancuarin e rajonit. Përveç larmisë së raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme, që garantojnë një sistem të rëndësishëm mbrojtjeje për vendin dhe rrisin kapacitetin frikësues mbi Ngushticën e Hormuzit, në shtatorin e 2017 Irani ka testuar një raketë të quajtur Khorranshahr, një version iranian i koreanoveriores Hwasong – 10, me një rreze prej mbi 2000 kilometrash, duke demonstruar se mund ta godasin armiqtë kryesorë në rajon: Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Për të konkluduar, korridori shiit, më shumë se një akses në Mesdhe, përfaqëson një tërësi zonash influence që Irani mund t’i shfrytëzojë për të kushtëzuar vendimet politike e vendeve fqinje. E ashtuquajtura “rrugë drejt Mesdheut” duhet inkuadruar në këtë kuptim: një rritje e tashmë të fortës soft power në skenarë paqëndrueshmërie të fortë në botën arabe. Një corridor që kështu nuk do të ketë dobishmërinë që t’u dërgojë armë “bedelëve” iranianë në rajon: rruga e preferuar nga ana e Teheranit për të transportuar armë është gjithmonë ajo ajrore. Edhe përpara konfliktit sirian, rruga ajrore ka qenë më e përdorura nga Republika Islamike për të arritur milicitë e ndryshme, duke kaluar nëpër Damask: i njëjti modalitet i përdorur edhe në kulmin e konfliktit dhe gjithçka të bën të mendosh se metoda do ta vazhdojë të jetë e njëjta. Një rrugë tokësore, për sa në nivel teorik mund ta lidhë Teheranin me Mesdheun, është vështirë e mbrojtshme nga raprezaljet e celulave dhe milicive sunite, dhe është e interceptueshme nga forcat amerikane në zonë: rrugët e furnizimit do të zgjateshin shumë dhe koha e kostot për transportin do të rriteshin më shumë. veç kësaj, asnjë nuk të bën të mendosh se Iranit i intereson një rrugë aksesi në Mesdhe: do të stanrdizohej një doktrinë ushtarake që duket se dëshiron të vazhdojë të ndjekë rrugën e mbrojtjes asimetrike, që në dekadën e fundit i ka dhënë shumë rezultate Republikës Islamike. Irani do të vazhdojë ta investojë pjesën më të madhe të buxhetit për mbrojtjen në Gardianët e Revolucionit dhe vështirë se një akses në Mesdhe mund t’i sjellë vendit benefite reale në terma ushtarakë.

Rruga drejt Mesdheut, korridori shiit, janë kështu një seri zonash kushinetë që i mundësojnë Iranit ta forcojë mbrojtjen e vet, duke i zgjeruar kufijtë dhe duke identifikuar zona të caktuara strategjike si themelore për sigurinë e vet kombëtare. Një Siri aleate dhe një kapje më e mirë ndaj politikës së Bagdadit nëpërmjet eksportimit të modelit Hizballah në Irak, duke përdorur milicitë Shiite që janë forcuar më shumë në fushat e betejës dhe tashmë të gatshme të konvertohen në lëvizje politike në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë imperativët e ndjekshëm për Iranin: një strategji influence që mbivendoset përsosshmërisht me korridorin shiit që Teherani e ka ndërtuar në kohë./Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat