Një analizë e shkurtër e Sirisë moderne – nga pavarësia, deri tek lufta civile

Analiza

Një analizë e shkurtër e Sirisë moderne – nga pavarësia, deri tek lufta civile

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Prej 7 vjetësh e këtej, Siria është argument interesi i mediave ndërkombëtare për shkak të konfliktit të përgjakshëm që po sakaton vendin. Në tokën ku rreth 7000 vite më parë njeriu nisi të shkruajë, lufta dhe viktimat mbretërojnë. Për të kuptuar sesi është arritur në një kasaphanë të tillë është e nevojshme që të përshkohet shkurtimisht historia e këtij vendi në mbi 70 vitet e fundit.

Në fakt, Siria lindi si një republikë parlamentare, demokratike dhe e pavarur në vitin 1946 dhe në vitet menjëherë pas autonomisë njohu një dinamikë politike të konsiderueshme, që i detyrohet jo vetëm lindjes së partive të ndryshme, por edhe – dhe sidomos – zhvillimit të një opinion public të vetëdijshëm drejtpërsëdrejti i përfshirë në transformimet e vendit. Është në këtë klimë fermentimi të madh kulturor që më 7 prill 1947 pa lindjen e saj ?izb Al-Ba‘ath Al-‘Arab? (Partia e Ringjalljes Arabe), e njohur më mirë si Ba?ath, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në historinë e vendit në vitet në vazhdim.

E lindur nga vullneti i dy profesorëve – Michel Aflaq, kristian ortodoks nga klasë e mesme e Damaskut, dhe ?al?? al-D?n al-B???r, sunit nga familje borgjeze – partia prezantohej në skenën politike siriane e udhëhequr nga dëshira e krijimit të një “kombi arab” të vetëm socialist dhe laik, që të përfshinte në brendësinë e tij, krejtësisht homogjene, të gjithë shtetet artificialë e krijuar në Lindje të Mesme të nesërmen e rënies së Perandorisë Otomane. Baza sociale e partisë përfaqësohej nga borgjezia e vogël urbane sunite dhe kristiane greko – ortodokse e Damaskut dhe nga fisnikët e fshatrave kryesisht druzë dhe alawitë në ultësirën e Latakias.

Në vitin 1953, në vijim të shkrirjes me Partinë Socialiste Arabe (PSA) të Akram al-Hawrani, do të marrë emrin Partia Socialiste e Ringjalljes Arabe (?izb Al-Ba‘ath Al-‘Arab? Al-Ishtir?k?) Në 3 vitet pas fitimit të pavarësisë pati një ndryshim të fortë në shoqërinë tradicionale dhe në sistemin feudal rural. Qeveria parlamentare ishte e mbytur nga grupe familjare, nepotizmi dhe korrupsioni. Difektet qeveritare dhe struktura e dobët partiake nuk qenë në gjendje të menaxhonin periudhën e nevojshme të tranzicionit nga një shoqëri tradicionale në një shoqëri moderne.

Këta faktorë, të rënduar nga lufta në Palestinë, çuan në destabilizimin e vendit. Modernizimi i ushtrisë pati një efekt të fortë në shoqërinë siriane dhe në botën arabe në përgjithësi.

Universiteti ishte vetëm për klasat e pasura. Pasi një ushtri moderne kërkonte stërvitjen e oficerëve me një nivel të caktuar arsimor, akademitë dhe shkollat ushtarake u dhanë arsimim një numri të madh të rinjsh që përndryshe do të kishin mbetur të përjashtuar. Shpesh instruktorët qenë francezë ose rusë dhe kështu përdorimi i gjuhëve të huaja i prezantoi studentët me vlerat, ideologjitë dhe teknologjinë moderne perëndimore. Karriera ushtarake përfaqësoi mjetin më të lehtë të lëvizshmërisë sociale.

Ushtarakët u bënë kështu forca më kohezive e shoqërisë siriane, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në formimin e një klase të mesme të re. Një tjetër faktor i rëndësishëm qe se ju dha i njëjti arsimim oficerëve, fakt që i dalloi nga sektorët e tjerë të shoqërisë siriane, ku diferencat arsimore paraqisnin probleme komunikimi.

Siria u gjet menjëherë e përfshirë në konfliktin arabo – izraelin, që qysh atëherë influencon rëndësishëm në situatën e brendshme, duke i absorbuar resurse të mëdha njerëzore dhe ekonomike. Prioriteti për mbrojtjen ka ngecur dhe ngadalësuar nisjen e zgjidhjes së problemeve të brendshme dhe zhvillimin politik, social dhe ekonomik të vendit.

Në zgjedhjet e para të përgjithshme të korrikut 1947, mazhorancën e siguroi Blloku Nacionalist, i gërryer nga shkëputjet, lideri i të cilit, Shukr? al-Quwwatl?, e risiguroi postin në prillin e 1948. Partia e Popullit (Hizb al-sha?b) dhe formacione të tjera të vogla kryesonin opozitën, duke shfrytëzuar pakënaqësinë e shkaktuar nga bërja e luftës kundër Izraelit, qeveria u detyruar që të dorëhiqet në dhjetorin e 1948.

Siria dhe e gjithë bota arabe u tronditën shumë nga evenimentet në Palestinë. Humbja arabe e 1948 ka shënuar fillimin e fundit të regjimeve të vjetër në Siri dhe Egjipt. Ushtarakët u kthyen të poshtëruar, duke akuzuar politikanët dhe sistemin e vjetër për humbjen. Oficerët e rinj sirianë morën mbi vete rolin e gardianëve të prestigjit të vendit të tyre dhe u konsideruan të vetmit që mishëronin legjitimitetin dhe nderin e shtetit.

Siria ka qenë shteti i parë arab që pësoi kundërgoditjet e brendshme e konfliktit arabo – izraelian të 1948. Nga 1949 deri në 1970 një seri grushtesh shteti dhe tentativash për grusht shteti e destabilizuan vendin. Përplaseshin element nacionalistë dhe properëndimorë. Më 30 mars 1949, koloneli me origjinë kurde Husn? al-Za??m udhëhoqi një grusht shteti, i pari i një serie ndërhyrjesh ushtarake që synonin të shkatërronin legjitimitetin e sistemit të ri politik të formuar sipas modelit europian. Kërkoi të ndjekë një politikë të jashtme properëndimore, hoqi dorë nga projekti i “Sirisë së Madhe” i pranishëm në aspiratat e shtetit të ri dhe zbuti raportet me monarkitë Hashemite të Jordanisë dhe Irakut.

Sistemi autoritar dhe strategjia politike e tij çuan në një grusht shteti tjetër (14 gusht 1949) të udhëhequr nga koloneli Sam? Hinn?w?. Al-Za??m dhe kryeministri u ekzekutuan. Në nëntorin e 1949 u mbajtën zgjedhjet e reja për një Asamble Kushtetuese. Partia e Popullit fitoi mazhorancën relative. U emërua President i Përkohshëm H?shim al Atasi, që u afrua me Jordaninë dhe Irakun, duke shkaktuar kundërshtimin e ushtarakëve, të cilët nën udhëheqjen e nënkolonelit Ad?b al-Sh?shakl?, e shkarkuan Hinnaw? (2 dhjetor).

Nga fundi i 1949 deri më 1951, Partia e Popullit qeverisi vendin dhe në politikën e jashtme mori pozicionin e neutralizmit izolacionist. Al-Sh?shakl? kreu një grusht shteti të ri (29 nëntor 1951) dhe, falë kushtetutës të miratuar në 1953, diktatura u trasformua në një sistem presidencial, me al-Sh?shakl? si President. U miratuan masa më liberale, por ushtria e detyroi al-Sh?shakl? të arratisej me një grusht shteti të udhqhequr nga kapiteni Mustafà Hamdun (25 shkurt 1954).

Në zgjedhjet e reja të shtatorit 1954 u afirmuan indipendentistët dhe populistët properëndimorë që synonin ta aderonin Sirinë në Paktin e Bagdadit të nënshkruar nga Turqia, Irani, Iraku dhe Pakistani (1955) në funksion antisovjetik. Qeveria e re ndërmori riafrimin me Irakun dhe Jordani, politikë e shkishëruar nga qeveria nacionaliste e krijuar më 12 shkurt 1955.

U zgjodh President Shukr? al-Quwwatl?, që ishte arratisur në Egjipt. Nisi kështu procesi i integrimit të Sirisë me Egjiptin, ku kishin hipur në pushtet Oficerët e Lirë (23 korrik 1952) dhe ishte imponuar koloneli Gamal Abdel-Nasser, regjimi i të cilit u bë flamurmbajtës i panarabizmit pikë referimi e të gjithë popujve arabë që rivendikonin identitetin e tyre kulturor e politik kundër fuqive perëndimore të nesërmen e Luftës së Dytë Botërore dhe që në Siri mishërohej nga Partia Ba?th.

U nënshkrua një pakt mbrojtje reciproke me Egjiptin (20 tetor 1955); u krijua një komitet qeveritar për federatën me Egjiptin (korrik 1956). Me rastin e krizës së Suezit u krijua një komandë e vetme ushtarake siriano – jordano – egjiptiane (tetor 1956), u prishën marrëdhëniet diplomatike me Francën e Britaninë e Madhe dhe ushtria siriane u vu nën komandën egjiptiane (nëntor 1956).

Një vit më pas u përfundua një marrëdhënie bashkimi ekonomik me Egjiptin (shtator 1957) dhe trupa egjiptiane zbarkuan në Siri (tetor 1957). Më 1 shkurt 1958 u shpall zyrtarisht bashkimi midis Sirisë dhe Egjiptit që mori emrin Republika Arabe e Bashkuara (RAU) e kryesuar nga Nasser. Kushtet që vendosi Presidenti egjiptian me qëllim që Siria të hynte në bashkimin e sapolindur qenë pak të thuash poshtëruese: tërheqje e ushtrisë nga jeta politike dhe shkrirje e të gjitha partive, përfshi atë Ba?th.

Si naivë të vërtetë, ?al?? al-D?n al-B???r dhe Michel Aflaq – partia e të cilin e kishte dëshiruar me këmbëngulje një bashkim të tillë – mendonin se deri mund të bëheshin këshilltarët ideologjikë të RAU-t, duke i dhënë Nasser një korpus teorik dhe duke mësuar vetë egjiptianët. Por ideja e panarabizmit e liderit egjiptian ishte shumë e ndryshme nga ajo e themeluesve të Ba?th: ndërsa këta donin të hiqnin kufijtë e vendosur nga kolonializmi, Nasser thjesht dëshironte të kontrollonte politikën e jashtme siriane për të mbajtur në darë armiqtë e tij si arabë, ashtu edhe perëndimorë. Ra’?s ngriti një strukturë njëherazi autoritare dhe e gjymtuar.

Të gjitha vendimet merreshin në Kajro, ndërsa në Damask pushteti u la në duart e një koloneli të mefshët policie, Abdel Hamed Sarraj, i emëruar Ministër i Brendshëm. Kryeqyteti sirian u katandos në një kryeqendër të thjeshtë province dhe ambasadat e huaja në qytet u mbyllën. Çështjet e bashkimit, dekretoi Nasser, do të menaxhoheshin nga një cabinet qendror, në të cilin do të bënin pjesë edhe 2 sirianë, ndërsa punët e brendshme të Egjiptit dhe Sirisë, të pagëzuar respektivisht Rajon Jugor dhe Rajon Verior i RAU-t, do t’u besoheshin këshillave ekzekutive vendore.

Të dy rajonet do të dërgonin delegatët e tyre në një Asamble të Përgjithshme të vetme, me seli në Kajro, e përbërë nga 400 egjiptianë dhe 200 sirianë, ama jo të zgjedhur lirisht, port ë emëruar nga vetë Nasser. Kur më 28 shtator 1961 Siria u nda nga bashkimi me një grusht shteti të djathtë të mbështetur nga Jordania dhe Arabia Saudite, përveçse nga borgjezia e madhe siriane, e frikësuar nga vala e shtetëzimeve e dekretuar atë vit nga Nasser, asnjeri në të gjithë vendin nuk e qëlloi një armë në mbrojtje të RAU-t.

Pas grushtit të shtetit që i dha fund bashkimit siriano – arab, detyrën e kryeministrit e mori Ma’m?n Kuzbar? dhe u miratua një kushtetutë e përkohshme (15 nëntor 1961). Siria u rikthye në një shtet sovran me të njëjtën klasë drejtuese të viteve ’50, që miratoi norma të favorshme për pronarët e mëdhenj të tokave. Kjo situatë zgjati 1 vit e gjysmë.

Në shkurt të 1963 rënia në Irak e regjimit të ?Abd al-Karim Q?sem dhe marrja e pushtetit nga ana e një qeverie ba’athiste i hapi rrugën një përmbysjeje paralele në Siri. Më 8 mars 1963 regjimi i vjetër u përmbys nga një grup oficerësh të rinj të mbrijtur me nacionalizëm arab dhe me ide socialiste, në pjesën më të madhe ba’athistë.

Partia Ba?th u soll në pushtet nga ushtarakët dhe prej tyre mori mbështetjen për të qëndruar. Klasa punëtore e reduktuar ishte pjesërisht me tendenca pronasseriane, që dominonin në popullsinë rurale. Borgjezia e vogël ishte e paqartë dhe e dobësuar, ndëtsa borgjezia e mesme dhe jo e lartë, si dhe mjediset konservatore sunite qenë kundër dominimit ba’athist.

Oficerët e rinj qenë në pjesën më të mirë të rekrutuar midis pakicave fetare, shpesh qenë të ndjeshëm ndaj doktrinave marksiste dhe përfaqësonin krahun e majtë të partisë. Pushteti përqëndrohej gjithnjë e më shumë në duart e ushtarakëve. U ndërmor një rrugë për një zhvillim të të ashtuquajturit socializëm arab, duke tentuar që të likuidoheshin bazat ekonomike e elitës së vjetër, që ishte eliminuar tashmë politikisht. U zbatua reforma agrare. Pas përplasjes të dhunshme me forcat konservatore, u shtetëzuan kompanitë tregtare dhe industriale.

1963 qe një vit vendimtar në historinë moderne siriane. Me grushtin e shtetit ba’athist u shfaq një kompozim i ri i klasës politike siriane. Pësuan një ndryshim të madh marrëdhëniet midis sunitëve he josunitëve, popullsisë urbane dhe asaj rurale, klasave të pasura e të varfëria, grupeve politike konservatore dhe atyre progresiste.

Nga 1942 pozicionet e pushtetit qenë përqendruar në duart e sunitëve të urbanizuar (sidomos damaskianë dhe, në vend të dytë, alepianëve), që u përkisnin klasave të pasura dhe partive politike konservatore. Anëtarët e pakicave fetare (sidomos ato islamike heterodokse) dhe banorët e zonave rurale qenë të keqpërfaqësuar rëndshëm në institucione dhe qenë të diskriminuar në profilin politik dhe socioekonomik.

Pas 8 marsit 1963, marrëdhëniet midis këtyre grupeve ndryshuan rrënjësisht, siç tregohet nga fakti që anëtarët e komuniteteve islamike heterodokse (sidomos alaëitë, të ndjekur nga druzë dhe ismailitë) dhe të ardhur nga zona rurale të varfëra (sidomos nga rajoni i Latakias) u imponuan dhe siguruan një përfaqësim të madh në institucionet kryesore të pushtetit. Bga viti 1963 jeta politike siriane u dominua nga njerëz të klasës të mesme të ulët dhe nga parti politike progresiste.

Ju dha impuls reformës agrare; u shtetëzuan bankat (1963), industria dhe tregëtia (1965). Revolucionin e 8 marsit 1963, siç u quajt nga historiografia ba’athiste, e pasoi një periudhë paqëndrueshmërie për kontrollin e ushtrisë dhe të Ba?thit, e bërë partia dominuese në një sistem politik thuajse monolitik. Lindi një luftë, e komplikuar nga personalizime dhe polemika, që çoi në copëzimin e drejtimit të partisë.

Në nëntorin e 1963 në Irak ushtarakët i dhanë fund regjimit ba’athist. Në Siri vazhdoi me ndodhi të alternuara një luftë pak e qartë për pushtet. Nga maji në tetor të 1964 u formula një qeveri e moderuar nga al-B???r, që e risiguroi postin nga janari në shkurt të 1966, por u bë fjalë për një episod sporadik në luftën midis dy fraksioneve të kundërta ushtarake.

Lufta e vëllavrasëse në brendësi të partisë u zgjidh më 23 shkurt 1966, me grushtin e shtetit të radhës, që largoi krahun e moderuar të drejtuar nga Amin Al-??fi?, si edhe nga dy themeluesit e Ba?th Michel Aflaq e ?al?? al-D?n al-B???r në favor të atij radikal të drejtuar nga Sal?h Jadid, N?r al-D?n al- tas? dhe H?fiz al-Asad, që megjithëse duke konfirmuar idealet panarabe, i jepte prioritet krijimit në Siri të një shteti të fortë të mbajtur nga partia dhe me një ekonomi të modeluar sipas doktrinave marksiste. Kundërshtarët u akuzuan se ishin “agjentë të imperializmit” dhe “tradhtarë”: kush nuk arriti ta linte vendin, si al-B???r, u arrestua.

Kurse Aflaq gjeti strehim në Irak, ku linja politike e tij u pranua nga drejtuesit e partisë në Bagdad, që në korrikun e 1968 rifituan pushtetin. Nga ky eveniment lindi kundërvënia midis ba’athistëve sirianë dhe ba’athistëve irakenë. Sal?h Jadid, i bërë sekretari i ri i Ba?thit sirian, ndoqi rirreshtimin me bllokun sovjetik dhe një politikë intransigjente ndaj Izraelit dhe Arabisë Saudite, duke kërkuar mobilizimin e popullit kundër sionizmit, më shumë sesa të mbështeste aleancat ushtarake ndër-arabe.

Në frontin e brendshëm, i bërë aleat me ideologun N?r al-D?n al Atas?, i emëruar Presidenti i ri i Republikës së Sirisë në shkurtin e 1966, Jadid tentoi që ta bëjë në mënyrë të forcuar kalimin e shoqërisë siriane në socializëm, duke krijuar tensioned he vështirësi ekonomike. U fillua një program transformimesh sociale e infrastrukturore, u realizua aleanca qeveritare midis Ba’athit dhe Partisë Komuniste Siriane dhe u shtetëzua praktikisht e gjithë ekonomia e vendit.

Mbështetja popullore ndaj regjimit pësoi një rënie në vijim të humbjes së Sirisë në Luftën e 6 Ditëve të 1967, kur Izraeli pushtoi Lartësitë Golan. Kjo kontribuoi në ashpërsimin e tensioneve në brendësi të fraksioneve të reja dhe pati përplasje manifestime, aq sa shumë anëtarë të komandës ushtarake të Ba?thit u shkarkuan ose u përzunë, duke çuar në formimin e një fraksioni tjetër kryesor, përveç atij të lidhur me aparatin e partisë të drejtuar nga Sal?h Jadid; një fraksion panarab thelbësisht i lidhur me ambientet ushtarake.

Ai mbështeste një qëndrim më të moderuar ndaj socializmit dhe ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësohej nga H?fiz al-Asad, në atë kohë Ministër Mbrojtjeje. Fraksioni i grupit të Asad, kundërshtar i aventurizmit të Jadid, kërkoi edhe normalizimin e situatës së brendshme nëpërmjet miratimit të një kushtetute permanente, liberalizimit të ekonomisë dhe rivendosjes së lidhjeve me grupet joba’athiste të nxjerra jashtë ligjit, ashtu si edhe afrimin me vendet arabe konservatore si Jordania dhe Arabia Saudite.

Në vitin 1969, al-Asad kishte eliminuar nga forcat e armatosura mjaft mbështetës të Jadid, i cili që nga ai moment humbi kontrollin ndaj shtetit. Në shtator të 1970 Jadid dërgoi një njësi siriano – palestinese të Ushtrisë Çlirimtare të Palestinës (Jaysh al-tahr?r al-fila???n?), e dislokuar në Siri, në mbështetje të palestinezëve që në atë kohë qenë ngritur kundër monarkisë Hashemite të Jordanisë.

Por operacioni u desh që të pezullohej kur Izraeli kërcënoi se do të ndërhynte drejtpërsëdrejti në mbrojtje të monarku jordanez Hussein. Një politikë e tillë aventureske dhe e papërgjegjshme u mbështet nga fraksioni i Ba?thit i drejtuar nga Asad dhe dështimi i tij provokoi përplasjen midis grupeve të Jadid e të Asad të pranishëm në parti dhe në ushtri.

Më 16 nëntor të 1970, H?fiz al-Asad e “shfronësoi” përfundimisht Jadid dhe bëri atë që u quajt “lëvizja korrektuese” (al-?arakah al- tas?i?iyyah), duke ia paraqitur popullit sirian grushtin e tij të shtetit si axhustim të politikës jopopullore të Jadid. Gjenerali H?fiz al-Asad lindi më 6 tetor 1930 në Qardaha, në zonën e Latakias, nga një familje që i përkiste pakicës fetare të alaëitëve.

Origjina e kësaj pakice, e përhapur kryesisht midis Sirisë dhe Turqisë, është ende e diskutuar, megjithatë sipas hipotezës së akredituar më shumë nga studiuesit ajo rrjedh nga Nusayritët, që në shekullin e IX-të u shkëputën nga shiizmi 12-ësh, duke i dhënë një karakter thuajse profetik Ibn Nusayr si b?b o porta (përfaqësues) i Imamit të XI-të al-?asan al-?Askar? (vdekur në vitin 873). Sipas besimit nusayrit, shpirtërat e njerëzve, pasi kanë përfituar nga prania hyjnore, janë rebeluar duke përfunduar të mërguar në Tokë dhe të dënuar me metempsikozë, që është e përjetshme për shpirtrat e mallkuar, por që mund të ndërpritet në rastin e shpirtrave të zgjedhur.

Për shkak të karakterit fuqimisht heterodoks të doktrinës së tyre, nusayritët qenë shikuar gjithmonë me dyshim, në mos më armiqësi të hapur, nga ortodoksia sunite, në mënyrë të veçantë nga teologu i njohur mesjetar sirian Ibn Taymiya (1263 – 1328), i cili nxorri një fetva ku theksonte se ata qenë më të rrezikshëm se kristianët dhe i shtynte myslimanët në xhihad kundër tyre. Një fetvaje e tillë i referohen akoma sot ekstremistët islamikë të impenjuar në luftën kundër qeverisë së Damaskut.

Student në shkollën ushtarake të Homsit, djaloshi Asad doli prej saj në 1955 me gradën e Nëntogerit dhe një pilotë avionic gjuajtës. Duke filluar nga marrja e pushtetit prej Partisë Ba?th, ai bëri një karrierë politike të aftë e të duruar. I emëruar Gjeneral dhe Komandant i Forcave Ajrore në 1965, u bë Ministër Mbrojtje një vit më pas. Nga ai moment ngjitja e tij në pushtet u bë më e shpejtë, për faktin se përdori dy postet kyçe e mbuluara prej tij, atë të kreut të Aviacionit dhe të Ministrit të Mbrojtjes, për kapjen metodike të ushtrisë përpara se të kapte shtetin.

Njëkohësisht, vëllai i tij Rif?at al-Asad pati lejen që të krijojë trupat specialë, Kompanitë për Mbrojtjen e Revolucionit (Sar?y? dif??at al-thawrah), efektivat e të cilave u rekrutuan në fshatin e tij të lindjes Qardaha, midis popullsisë alaëite, dhe përbënë në fakt një lloj ushtrie personale, e përdorur nga familja al-Asad për grushtin e shtetit e vitit 1970, i realizuar pa gjakderdhje.

Programi i liberalizimeve ekonomike (infitah) i promovuar nga H?fiz al-Asad të nesërmen e kapjes së pushtetit në 1970 u drejtua ndaj mbledhjes dhe mobilizimit të kapitaleve private kombëtare. Në këmbim të njohjes së legjitimitetit të tij politik, regjimi i ofroi borgjezisë urbane dhe tregtare hapësira më të mëdha lirie ekonomike, rivendosjen e marrëdhënieve me kryeqytetet arabe e evropiane, pse jo edhe mundësinë për të ndërtuar një klasë të re biznesmenësh, edhe ata të impenjuar në ndërmjetësimin midis kapitaleve të huaja dhe sektorëve prodhues kombëtarë. U thjeshtuan dhëniet e liçencave për import – eksport për kompanitë private në pronësi të familjeve të mëdha damaskine apo kooptimi i drejtpërdrejtë i ndërmjetësve tregëtarë privatë brenda ministrive të ndryshme ekonomike.

Në shkurt të 1971 u miratua një amendament i kushtetutës së përkohshme të 1969 që autorizonte zgjedhjen me sufrazh universal të Gjeneralit Asad si President për një periudhë 7 vjeçare, zgjedhje që u mbajtën më 12 mars 1971 dhe në të cilat Asad mori 99.2% të votave. Mandate 7 vjeçar u rinovua dora dorës deri në vdekjen e tij. Më pas u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Ba?th (maj 1971).

Në vitin 1972 Presidenti H?fiz al-Asad themeloi Frontin Kombëtar Progresist (al-Jabha al-Wataniyyah at-Taqaddumiyyah), domethënë një koalicion partishë politike me orientim socialist dhe panarab, që mbështeste qeverinë dhe “rolin në plan të parë në shoqëri” të partisë socialiste arabe Ba?th. Përveç Ba?thit, që natyrisht ishte grupi dominues, bënin pjesë Partia Komuniste, Bashkimi Socialist Arab (ASU, mbeturinë masseriane e ditëve të RAU-t), Lëvizja Socialiste Arabe (ASM, të mbijetuarit e partisë së Akram al-Hawrani) dhe Organizata e Unionistëve Socialistë (domethënë masserianët ish ba’athistë).

Por katër partive nuk u lejohej që të bënin rekrutime midis studentëve dhe në ushtri, që mbeteshin si rezervat gjuetie i Ba?thit. Megjithatë, Fronti nuk ishte formal përderisa pasqyronte tendencat e ndryshme të tipit radikal të lindura gjatë trazirave të viteve të mëparshme. Për pasojë, edhe baza e regjimit të Asad filloi të zgjerohej dhe disa liderë të frontit siguruan poste në qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat