Presidenca reformatore Trump dhe “kritikët? ...

Analiza

Presidenca reformatore Trump dhe “kritikët? ...

Arian Starova Nga Arian Starova Më 10 shtator 2018 Në ora: 15:14
Donald Trump

Jam menduar gjatë nëse duhej të shkruaja diçka, apo jo mbi politikat e Presidencës Trump, ndërkohë që shtysat e brendëshme për t’a bërë këtë gjë kanë qenë përherë të pranishme. Arësyet që m’a kanë munduar në mënyrë penguese vullnetin tim kanë qenë vetëm tre: ndjesia nëse më përket mua të mund të shkruaj për politikën e një aktori aq të rëndësishëm të vendit më të rëndësishëm të botës, vetëdija se unë nuk mund t’a kem asnjëherë informacionin aq të plotë sa për t’a bërë këtë gjë dhe ideja se çdo mendim është gjithnjë aq i kundërshtueshëm sa nuk ia vlen të shprehet për një çështje kaq të debatueshme në rrafsh shumë të lartë botëror edhe sepse do të humbë “pa nam e nishan?.

Megjithatë, kur shoh se debati përreth Presidencës Trump, herë herë, po i kalon aq shumë caqet sa, ndonjëherë, edhe po i bën qesharakë dhe të pamoralshëm kundërshtarët e tij, mendoj se përse të mos i them edhe unë të vërtetat e mia?!

Çuditërisht mediat shqiptare në lidhje me Presidencën Trump janë shndërruar thuajse në gjuetarë ekskluzivë të lajmeve kundër-Trump, çka unë nuk e kuptoj sesi po ndodh, sepse natyrshëm, duhej të kishte edhe lajme mbështetës për të përderisa media amerikane dhe ndërkombëtare ka shumë të tillë.  

Atëherë, le t’ia nisim një arësyetimi sa më të përmbledhur, të kuptueshëm dhe të gjykueshëm për të gjithë lidhur me Presidencën Trump.

Para së gjithave, besoj se askush nuk mund të thotë se, në brenda vendit, Presidenti Trump nuk ka arritur suksese të tillë si rritja e punësimit duke e çuar papunësinë në shifër më të ulët se 4%, nxitja e bizneseve dhe investimeve, rregullimi i bilanceve tregëtarë me partnerët e huaj, rritja e të ardhurave, shndërrimi i Sh.B.A. në prodhuesin më të madh botëror të energjisë, mbështetja e përgjithëshme dhe në rritje nga shtresat e mesme të amerikanëve ... etj., pra, duke i mbajtur premtimet e veta.

Së dyti. Në politikën ndërkombëtare, ku edhe kritikohet më shumë, ai ka arritur marrëveshjen për zhbërjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe ka shtuar trysninë ndaj Iranit në lidhje me programin bërthamor duke i dalë kundër edhe Bashkimit Europian, sepse ekzistojnë fakte që tregojnë se Irani është duke e shpërdoruar atë marrëveshje.

Presidenti Trump ka nxitur NATO-n që t’a shpërndajë si duhet barrën financiare ndërmjet anëtarëve të saj, në rrethana kur siguria e botës sonë është më e kërcënuar se asnjëherë tjetër në historinë e saj.

Presidenti amerikan ka kërkuar harmoni dhe bashkim më të fortë rreth vlerave që e krijuan NATO-n dhe kjo është arësyeja e vetme që ai e kritikon Gjermaninë për blerjen e gazit rus në një kohë që ajo është anëtare e NATO-s dhe ndaj Rusisë janë vendosur sanksione ekonomikë për shkak të shkeljes të së drejtës ndërkombëtare në njërin prej rasteve më flagrantë siç është aneksimi i Krimesë dhe gjendja në Ukraninën Lindore. Ndërkohë, Presidenti Trump e ka rritur buxhetin ushtarak si asnjëherë tjetër duke dëshmuar vetëdijen e tij të thellë mbi sigurinë e brishtë të botës së sotme dhe përgjegjësinë e SH.B.A. për t’u përballur me të.

Atë e kritikojnë fort se ka zbutur qëndrimin ndaj Presidentit rus Putin duke e takuar atë, por kjo kritikë është vetëm qesharake, sepse qysh në kohë shumë të vjetra kundërshtarët janë takuar për të zgjidhur problemet si përpërpjekje për të shfrytëzuar mundësitë për shmangien e luftës ndërmjet tyre duke mbetur kundërshtarë në vlerat dhe idetë që ata mbrojnë mbrojnë.

Presidentin Trump e kritikojnë për masat ekonomike në lidhje me mallrat europiane, por a nuk është e drtejta e çdo vendi që të shmangë humbjet e ekonomisë së vet sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare?!

E kritikojnë edhe në lidhje me shmangien prej marrëveshjeve së Parisit mbi mjedisin, por pas këtij qëndrimi është një e vërtetë madhore që lidhet me ekzistencën e shumë teorive shkencore kundërshtuese të njera tjetrës në lidhje me masën e ndikimit të veprimtarisë shoqërore mbi mjedisin, ndërsa faktin që Sh.B.A. e udhëheq botën edhe në shkencë nuk mund t’a kundërshtojë askush.

Së treti. Presidentin Trump e kritikojnë se, sidomos në politikën e tij të jashtme, po i ndryshon qëndrimet e tij shumë shpesh, ose po ia ndryshojnë qëndrimet njerëzit këshilltarë që ka përreth tij, në Shtëpinë e Bardhë. Kjo kritikë duket se është më e pavlera. Të gjitha çka shkruhen, përfshirë edhe librin e fundit të autorit Woodward dhe autorin anonim të një shkrimi në gazetën “New York Times? të cilët flasin në mënyrë të papërshtatëshme për Presidentin Trump duket se janë mjerane, thjesht sepse merren me “gjurmën? dhe jo me “ujkun? ... . Edhe Presidentin Reagan e kritikonin shumë në kohën e tij e megjithatë, ai e rrëzoi komunizmin, i forcoi Sh.B.A. dhe mbeti në historinë e Amerikës si një prej presidentëve më të mëdhenj. Nëse lexon rreth jetës së tij do të gjesh se ka pasur shumë kundërshtarë të egër deri në fund të presidencës të cilët e sulmonin publikisht, madje edhe me arësyetime qesharakë.                                      

Së katërti, Presidenca Trump po vërteton idenë se aktorët politikë reformatorë kanë edhe kundërshtimin më të madh. Këtë e vërteton më së miri historia e të gjithë presidentëve amerikanë të cilët futen të gjithë në njerin prej këtyre dy grupeve: mbështetës të gjendjes ekzistuese [ose e të ashtuquajturit establishment], ose reformues të saj. Edhe kundërshtia e fortë ndaj Presidentit Trump nuk mund të jetë më shumë sesa kaq dhe, ndoshta, e nxit atë për të ecur më tej në rrugën e tij të reformave madhore.

Ideja madhore që Presidenti Trump po i përçon botës është se duhen ndryshuar mënyrat e ngrutësuara të vjetra të të menduarit dhe të vepruarit politik. Ai po thotë përditë nëpërmjet veprimeve të tij se siguria ekonomike dhe njerëzore e botës është shndërruar në problemin më madhor të marrëdhënieve të sotme ndërkombëtare dhe se, për t‘u përballur si duhet me të, është e domosdoshme që të ndryshohen mënyra e të bërit politikë të jashtme. Për sigurinë mund të bisedohet me të gjithë të aktorët shtetërorë të interesuar të botës, sepse sigurinë e duan të gjithë ata. E njeta gjë mund të thuhet edhe për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Kjo ide madhore e nënkupton ndryshimin e vlerave që qëndrojnë në themel të shoqërive të shteteve të ndryshëm të botës, por nuk i jep përparësi konkurrencës ndërmjet tyre, në një botë që, gjithsesi, është duke e pranuar “herë me hir dhe herë me pahir? respektimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut nën udhëheqjen e OKB-së. Për të bërë një krahasim të përafërt, ajo ide është si thirrja që i bëhet një bashkësie njerëzore ku ka rënë zjarr për të lënë grindjen ndërmjet tyre për të shuar zjarrin që mund t’i dëmtojë të gjithë.               

Së pesti. Për fatkeqësinë e atyre që e shprehin ekziston ende edhe kritika fillestare se gjoja Presidenti Trum “nuk merrka vesh nga politika?, sepse ka qenë biznesmen ... Eshtë edhe kjo për të qeshur, por mund të pyetet retorikisht nëse ka politikë më të madhe sesa bëjnë drejtuesit e bizneseve të mëdhenj, sidomos në botën e sotme të globalizuar?!

Së gjashti, përgjigjen më të mirë kritikëve të presidentit Trump do t’ua japë përfundnimi i “mid-term election?, në nëntorin e ardhshëm në Sh.B.A.

Në këtë shkrim u mora jo me analizën, por vetëm me kritikën e pamoralshme ndaj Presidentit Trump sipas meje, sepse në fund të fundit nuk ka asgjë të pakritikueshme dhe të përsosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat