Jo Department por Institut për Krime të Luftës në Kosovë - Bota Sot
Jo Department por Institut për Krime të Luftës në Kosovë

Analiza

Jo Department por Institut për Krime të Luftës në Kosovë

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:00
Prof. Dr. Riza Smaka

Instituti  për Krime Lufte në Kosovë,   si institucion publik hulumtues me qellim të  mbledhjes,  sistematizimit , përpunimit dhe publikimit të të dhënave për krime kundër paqës , krime kundër njerëzimit dhe akteve  të  gjenocidit  të  kryera në Kosovë gjatë  vitit 1988 deri në qërshor të  vitit 1999, ka qenë  themeluar me Vendimin   e  Qeverisë së Kosovës nr. 10 – 19  të datës 15  qërshor 2011 .

Sëandejmi ,  sikundër   koha ,ashtu ,edhe akti themelues  bijnë në sy si të pa vend, nga se, ky Institut ka qenë dashtë të themelohej ,nëse jo më parë, atëherë,  sëvoni ,gjatë  vitit 2008 , pra   pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe,  për hir të  rolit, funksionit dhe rëndësisë politike e juridike të të njëjtit,jo më vendim qeveritar ,por, me akt ligjor të posaçëm .

Ai Institut po të ishte themeluar me akt ligjor do të kishte pasë  status legal më stabil si dhe trajtim   adekuat në pikëpamje të  regrutimit të kuadrit, të  pajisjes së tij me mjete  financiare, materjale e teknike adekuate të nevojshme për ushtrimin efektiv e eficient të  funksioneve të besuara.

Në  ish konstitutentet e ish federatës Jugosllave ,nga të  cilat, një e tillë ishte edhe Kosova, ku  supozohej me bazë se , pas disolucionit të atij shteti të përbërë e gjatë  luftërave në vijim , kanë qenë kryer akte   gjenocidale  dhe të krimeve të luftës,kanë qenë  themeluar, jo me vendime qeveritare, por, me akte ligjore të posaçme institute  publike hulumtuese  për mbledhje, sistematizime, kategorizime,  cilësime  dhe procedime  juridike  të akteve të gjenocidit dhe të krimeve të luftës.

Eshtë  faktografi evidente me asgjë e kontestuar se ,  (para) politarët dhe (para)militarët sërbë,  gjatë  zbatimit të politikave shtetërore antishqiptare  në  Kosovë,  më shumë se kund do tjetër ,veçanërisht gjatë vitit 1988 deri në qërshorin e vitit 1999,me synimin përfundimtar për ç’ shqiptarizimin e Kosovës dhe  për sërbizimin e saj , nder të tjera , kanë pasë zbatuar  metoda, mjete e   masa    violente  të  mbylljes së  institucioneve legale, dëbimit   nga puna të mbi njëqindë mij  të punësuarëve shqiptarë ,disfavorizimeve të llojllojshme të shqiptarëve në   voli të  sërbëve ,  vrasjeve me mjete të zjarrta e të  ftohëta,  prerjeve me thikë, sharrë, sëpatë  apo me  mjete tjera , granatimeve të  vendbanimeve civile, minimeve të  fushave e udhëkalimeve ,plaçkitjeve dhe djegëjeve të   shtëpive , stallave dhe objekteve  biznesore, mbytjeve në pusa të ujit   dhe në lumenjë,  mbytjeve  individuale e grupore të  civilëve , çnderimeve  të  fëmrave dhe mëshkujve  të  formave  më  bizare ,burgosjeve   arbitrare dhe trajtimeve barbare të të burgosurëve, mosdhënies së ndihmës mjekësore të të sëmurëve, të të plagosurëve , dëbimeve  dhe përzënieve me dhunë të  shfrenuar të cirka një milion shqiptarëve e shqiptareve të të gjitha moshave nga  trojet tradicionale  si dhe të   formave anticivilizuese tjera të papara e të padëgjuara ,në  vendin tonë!

Sëandejmi , në vendin tonë , më parë se kudo tjetër,  në vend  që me  akt të legjislacionit sekondar     të themelohej e mëpastaj me  akt  të tillë të “mbyllej”  Instituti për Krime Lufte ,   do të ishte dashtë dhe, imediatisht    do të  duhej që  Instituti në fjalë ,me akt ligjor të posaçëm    të themelohej  , organizohej dhe   të financohej, në një anë si dhe, të   të mbështetej  politikisht,  financiarisht, teknikisht e materjalisht  , në anën tjetër!

“Mbyllja”  e padrejtë  e Institutit për Krime Lufte  në  Kosovë

Kohë  më parë ,  mbase “ në proces të   reformave në Drejtësi” , sipas nismës së  Ministrisë së  Drejtësisë , me një akt të  legjislacionit sekondar  qenka  “mbyllur”   Instituti për Krime Lufte në Kosovë ,nga pretekstet  se, nuk paska pasë qenë i   formuar   konform me akt ligjor por vetëm me një vendim të Qeverisë së Kosovës , nuk paska pasë staf meritorë   “me   background akademik “ të  kërkuar dhe
se i njëjti do të  zëvëndësohej , lexo e kupto,  të surroggohej me dy apo një department në kuadrin e Ministrisë së Drejtësisë!

Edhe në një pyetje  parlamentare , ministri aktual i Drejtësisë ,z Abelard Tahiri, paska pasë dhënë përgjegjen  e   përmbajtjes së sipërthënë  ,duke theksuar se,  tani më, ish Instituti për Krime Lufte do të  zëvëndësohej,  esencialisht të  surrogohej ,me departmente apo me department në  kuader të  Ministrisë së Drejtësisë!

“Mbyllja “ e   Institutit për Krime Lufte në Kosovë, ishte një akt politik i pamatur , i paqelluar dhe për aq  i dëmshëm për interesat vendit  si dhe  të  shumë qytetarëve kosovarë  të  keqtrajtuar  dhe të dëmtuar   fizikisht e moralisht, të plaçkitur si dhe të   deprivuar nga jeta   dhe pasuria në mënyrat më barbare gjatë  zbatimit të  politikave hegjemoniste antishqiptare dhe anticivilizuese e diskriminatore  shtetërore sërbe e të kryera  veçanërisht gjatë periudhës 1998-99.

“Mbyllja “ e Institutit për Krime Lufte, akt politik i pamatur dhe akt juridik i gabuar

Akti i  i “mbylljues” së Institutit për Krime Lufte , del të jetë  teknoburokratik dhe juridikisht i paqendrueshëm!

E  para,Instituti  për Krime Lufte në  Kosovë , as në procedurë të përgatitur dhe të   drejtuar sa dhe si kërkohet nuk ka mund të “ mbyllet” por eventualaiht të  suprimohet dhe të  definohet statusi   juridik – punësor  i    stafit profesional e  drejtues  në atë Institut si dhe  të  përcaktohet  trajtimi  i  materjaleve dhe dokumenteve të punës së të njëjtit. Në akte ligjore  aplikative apo në ligjin e aplikuar  as në praktikat  juridike të mira , nuk egziston  as nuk njifet    termi “ “mbyllje” e  institutit,  institucionit,  organit apo  organizatës ,  i cili paska qenë përdorur në rastin e  mbylljes së Institutit për Krime Lufte! Në raste të  tregimit të nevojes praktike të  diktuar nga  çështje financiare apo   riorganizative të mirëfillta, institucioni publik , në procedurë të përcaktuar me ligjin e aplikuar , mund të  suprimohet por kurrsesi “të mbyllet” e aq më pak nga hire individuale të natyrës   dubioze.

E dyta, pavarësisht  së në  çfarë baze juridike ka qenë i themeluar Instituti për Krime Lufte, i njëjti nuk ka mund “  të mbyllej” në mënyrën e sipërthënë por me dispozita kalimtare të  ligjit  të miratuar referuar  krimeve të luftës në vendin tonë.

E treta, poqëse paska qenë  defekti të fakti se Instituti për Krime Lufte paska qenë  themeluar me vendim qeveritar por jo sipas ligjit, Ministria e Drejtësisë ka qenë dashtë të projektonte Ligjin për Krime të Luftës dhe në procedurë   legjislative nëpërmjet Qeverisë së Kosovës  ta sponsoronte deri në miratim  por kurrsesi jo që të  “mbyllte” atë Institut të rëndësishëm për vendin dhe interesat e qytetarëve të vendit tonë. Tek pas miratimit të ligjit në fjalë, Ministria e Drejtësisë , në  zbatim të  të njëjtit , do të mund të aplikonte  (ri)organizime  funksionale të Institutit për Krime Lufte , të  cilat, në parim kurdoherë janë të  nevojshme dhe për aq të  justifikuara.

E katërta, nuk qendron  thënia    as  e Ministrit të Drejtësisë as e kujto do tjetër se Instituti për Krime Lufte qenka dashtë  të mbyllej nga se nuk paska pasë  staf   me “background” profesional të kërkuar, nga se,  pikërisht në atë segnment, Instituti në fjalë kishte   ekspertë të mirëfilltë -profesorë universitarë të  të  fushave të kërkuara si dhe staf profesional të kualifikuar   dhe të   treguar   afirmativisht në përkushtim për punë serioze!

E pesta, poqëse qenka  kërkuar të “mbyllej” Instituti për Krime Lufte  nga se  nuk paska qenë i themeluar sipas ligjit por sipas vendimit qeveritar, atëher, justifikimi i tillë del kontradiktor madje tërësisht. Në përgjegjën në një pyetje parlamentare, minsitri i drejtësisë paska pasë thëksuar  se, tani më ,ish Instituti për Krime Lufte do të  themelohej sipas ligjit por në formë të një apo dy departmenteve në kuadrin e Ministrisë së Drejtësisë! Formimi i një apo dy departmenteve në kuadrin e cilës do ministri pra edhe të Ministrisë së drejtësisë, sipas praktikave qeveritare të deritashme aplikohet me organogramin e përgatitur nga ministria përkatëse e miratohet nga Qeveria. Pra ,  transformimi i Institutit për Krime Lufte  i “mbyllur” pasi që  nuk paska qenë i themeluar sipas ligjit por sipas vendimit  qeveritar, del Contracictio In Adiectio ,në një anë dhe   si  i  degraduar nga Instituti që do të duhej të ishte i karakterit shkencor – hulumtues në   një apo dy departmente të  cilat   kurdoherë janë  të  natyrës  administrative  -profesionale. Bile ai apo ato departmente administrative -  profesionale ,  sipas   deklaratës së  theksuar më parë, nuk do të themeloheshin  sipas  aktit ligjor   por përkundrazi   konform me  një akt organizativ nënligjor  të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo edhe nga shkaku i thjeshtë se, për themelim të një apo të disa  departmenteve, nuk kërkohet ligji e aq më pak ligj special ,çfarë ,do të ishte Ligji për Themelimin dhe Organizimin e Institutit për Krime Lufte!

E  gjashta, akti i mbylljes së Institutit për Krime të Luftës pashmangshëm  evokon periudhën e vrugët dhe të mugët  gjatë viteve 1989 –99 kur autoritetet autoritare sërbe , pa  ndjek  procedura ligjore as pa përfillë  baza ligjore , një nga një i  mbyllnin arbitrarisht institucionet publike e legale të Kosovës-sic.

Disa nga veprimet e   ngutshme të nevojshme

Në  vendin tonë është nevojë imediate,  fillimisht ,  për hulumtimin,   konstatimin,     grumbullimin , klasifikimin, kategorizimin dhe analizimin kritik   të  krimeve  të luftës   tok me aktet gjenocidiste   nga aspekti  historik,   nacional , socio- eknomik, ushtarak, juridik, sociologjik  e rrjedhimisht, për përpunimin metodik e teknik të të dhënave për krime lufte e akte gjenocidiste ,  verifikimin  e saktë e të plotë të  krimeve të luftës dhe të akteve gjenocidiste  si dhe të  kryesëve të  tyre,    grumbullimin, klasifikimin, kategorizimin , arkivimin , publikimin dhe dhe për  të përgatitjes së  rasteve për  procedimin   politik e juridik të   krimeve të  luftës dhe të akteve gjenocidiste si dhe të  kryesve të  të njëjtave  në  vendin tonë   gjatë  vitit 1989 – qërshor 1999.

Për tu   realizuar ky objektiv, Ministria e Drejtësisë do të   duhej që ,ngutshëm, me përparësi dhe seriozisht të  projektonte , kurrsesi  vendimin por  Ligjin për Krime Lufte  dhe Akte Gjenocidiste   të kryera në Kosovë  gjatë periudhëa 1998- qërshor 1999 dhe të njëjtin ta sponsoronte në procedurën legjislative deri në miratim dhe rrjedhimisht të njëjtin ta  zbatonte plotësisht dhe pa  zhagitje.

Ministria e Drejtësisë  me pelqimin e Qeverisë së Kosovës do të   duhej që stafin egzistues të Institutit në fjalë të mundësonte  juridikisht, materjalisht e teknikisht për të  ushtruar punën shkencore e profesionale – teknike në  funksion të  objektivave të sipërthënë deri në  hyrjen në  fuqi të  Ligjit të  sipërtheksuar e rrjedhimisht të ndermirrte masa për  organizimin e  stafit shkencor, profesional e teknik të po atij Instituti konform me  Ligjin në fuqi.

Njëkohësisht Ministria e Drejtësisë do të   justifikohej ta ndihmonte Organizatën “Ngritja e Zërit"  që   seriozisht punon qe disa vite në  funksion të  objektivave të  sipërthënë por nuk  ndihmohet institucionalisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test