“Burrneshat”, ekspozita që synon të manifestojë guximin e grave artiste - Bota Sot
“Burrneshat”, ekspozita që synon të manifestojë guximin e grave artiste

Art

“Burrneshat”, ekspozita që synon të manifestojë guximin e grave artiste

Më: 23 janar 2019 Në ora: 18:07
Ilustrim

Si bashkëpunim i Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Këshillit britanik, të premten më 25 janar do të hapet ekspozita “Burrneshat”, që synon të shfaqë guximin e grave artiste.

Në kuadër të ekspozitës, do të diskutohet edhe për sfidat akutale me të cilat përballen gratë kryesisht në fushën e artit.

“Ekspozita në këtë mënyrë do të tentojë që të shfaqë dhe të manifestojë agjilitetin e grave artiste, edhe në Kosovë, ku ato kanë përparuar prej gruas së parë të diplomuar artiste në vitet 1970, deri te prezenca e gjerë e tyre në botën e artit dhe kulturës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kjo ekspozitë, e kuruar nga Arta Agani, do të sjellë para publikut vepra të artisteve britaneze dhe atyre nga Kosova.

“Përceptime: Burrneshat” do të jetë e qasshme për publikun nga data 25 janar dhe do të qëndrojë e hapur deri më 24 shkurt 2019.

Pos në Kosovë, ekspozita të ngjashme do të shfaqen edhe në Mal të Zi, Serbi, BiH dhe Maqedoni. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...