Policia gjermane konfiskon "piktura të Hitlerit"

Art

Policia gjermane konfiskon "piktura të Hitlerit"

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:58
Piktura e Hitlerit

Tri piktura me bojëra uji që i atribuohen ish-udhëheqësit të nazistëve Adolf Hitler janë konfiskuar nga policia gjermane.

Punimet u morën në shtëpinë e ankandit të Kloss në Berlin, pasi kishte dyshime se janë të falsifikuara, thotë policia.

Veprat e veçanta përshkruajnë një skenë malore, një lumë dhe një njeri të ulur nën një pemë.

Ato u krijuan në fillim të shekullit të 20-të, ku Hitleri punoi si piktor në Mynih.

Ai ka pasur synime për t’u bërë artist para se të përfshihej në politikë, ndërsa më pas drejtoi Partinë Naziste ku edhe organizoi vrasjen e 6 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat