Kërkohet që grat të jenë më të përfaqësuara në fushën e artit - Bota Sot
Kërkohet që grat të jenë më të përfaqësuara në fushën e artit

Art

Kërkohet që grat të jenë më të përfaqësuara në fushën e artit

Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:57
Konferenca per media

Galeria Kombëtare e Kosovës gjatë ditës së sotme ka qenë nikoqir i ekspozitës “Burrneshat”, përmes së cilës është paraqitur nevoja që grat në Kosovë të jenë shumë më të përfaqësuara në botën e artit dhe koleksionet e institucioneve më të mëdha në Kosovë.

Ekspozita është bërë në bashkëpunim me Këshillit Britanik në Kosovë.

Drejtoresha e Galerisë së Arteve në Kosovë, Arta Agani tha se ky koleksion ka qenë shumë i rëndësishëm, pasi përmes saj është rritur zëri që kjo çështje të shtyhet përpara dhe të ketë më shumë barazi.

Sipas saj, i gjithë koleksioni i Galerisë Kombëtare ka rreth 1000 vepra, mirëpo vetëm katërmbëdhjetë prej tyre janë nga artistet gra.

 Agani: Artistet gra nuk janë mjaft të përfaqësuara në institucione

“Artistet gra nuk janë mjaft të përfaqësuara në institucione, në ekspozita në festivale në bienale. Si rezultat i krejt kësaj nuk janë mjaft të përfaqësuara në koleksionet e institucioneve të mëdha... ka ardhur koha që dhe ne të bëhemi pak më të zëshëm, pasi që koleksioni i Galerisë Kombëtare ka rreth 1000 vepra, prej të cilave vetëm katërmbëdhjetë janë vepra të autorëve gra, të cilat me sa e di unë shumica janë të dhuruara dhe nuk janë pjesë e koleksionit të që është kuruar”, tha ajo.

Ndërsa, menaxheri i artit në Ballkanin Perëndimor, Millan Lluqiq theksoi se ky koleksion është vepër e përbashkët, siç thotë ai ka qenë shumë e rëndësishme që të prezantohet arti por dhe të të trajtohet çështja e pa barazisë.

Lluqiq: Tema e barazisë është e rëndësishme dhe në nivel global

“Kjo është një vepër e përbashkët, këto vitet e kaluara shumë qendra kulturore kanë promovuar kulturat e tyre, kanë sjell artist nga komunitet e tyre, kanë kuruar panaire të ndryshme. I kanë paraqitur në rajone me qëllim që të hapet ky proces dhe t’i ftojmë    kuratorët të cilët kanë përvojë të mirë në këto institucione... për neve ka qenë shumë e rëndësishme që të prezantojmë artin, gjithashtu të trajtojmë një gjë të rëndësishme siç është dhe barazia. Nuk mendoj që kjo çështja, tema e barazisë është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por është dhe në nivel global... për neve ka qenë shumë e rëndësishme që të përfshijmë një temë të tillë dhe të shohim si kultura mund të ndikoj në këto ngjarje në komunitet”, tha ai.

Nga Këshilli Britanik në Kosovë, Nikola Hieldt u shpreh se koleksioni i viti të kaluar ka pasur vetëm 22 përqind  autore gra. Sipas saj, mundet të duket shumë por është koleksion i vogël, siç thotë ajo numrat ndoshta mund të jenë fryrë pak.

Ndërsa sa i për ketë, mosbarazisë gjinore, ajo theksoi se ndoshta dhe Këshilli Britanik është fajtor sepse i ka përkrahur ekspozitat që kanë qenë të dominuar nga meshkujt, edhe pse ata kanë qenë më të interesuar tek shifrat e audiencës. 

Hieldt:  22 përqind e koleksionit janë autore

“ Koleksioni vitin e kaluar i ka mbushur 8 vite dhe kemi punuar ndoshta 9000 orë në këtë koleksion dhe supozoj që për të paraqitur në kontekst të disa çështjeve që ndoshta i kemi diskutuar me këtë projekt. 22 për qind të koleksionit janë nga autore që mund të duket shumë, por me të vërtet është koleksion i vogël. Numrat ndoshta janë fryrë pak. Supozoj siç e tha dhe Arta është një problem ndërkombëtar dhe Këshilli Britanik është ndier fajtor për ekspozitat në Ballkanin Perëndimor që kanë qenë të dominuar nga artistë... mendoj që një arsye tjetër është se Këshilli Britanik ka qenë fajtor për promovimin e këtyre artistëve meshkuj sepse kanë qenë më të interesuar për shifra të audiencës”, tha përfaqësuesja e Këshillit Britanik, Hieldt.

Përveç në Kosovë, ekspozita të tilla janë shfaqur dhe në vendet e rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...