Muzeu MoMa i Nju Jorkut mbyll përkohësisht dyert - Bota Sot
Muzeu MoMa i Nju Jorkut mbyll përkohësisht dyert

Art

Muzeu MoMa i Nju Jorkut mbyll përkohësisht dyert

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Muzeu MoMa

Muzeu i Artit Modern në Nju Jork do të mbyllë dyert për një periudhë katërmujore, nga mesi i qershorit deri në fund të tetorit, periudha e nevojshme për të përfunduar fazën e fundit të punimeve për zgjerimin e institucionit.

Në momentin e rihapjes më 21 tetor, muzeu do të përfshijë 3600 metra katrorë hapësirë shtesë që do të shërbejë si ekspozitë, ose një të tretën më shumë sesa sipërfaqja e shfrytëzuar deri më tani 12500 metra katrorë.

Projekti i cili do të kushtojë 400 milionë dollarë në total, synon jo vetëm shtimin e galerive në muze, por edhe të nxisë dialogun midis formave të ndryshme të arteve pamore, pikturës, por edhe arkitekturës, skulpturës, fotografisë, apo dizajnit.

MoMa do të ketë gjithashtu brenda strukturës së saj një hapësirë të re, e pagëzuar “The Studio”, që do të mirëpresë performancat live.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...