Zbulohet skulptura e vetme e ruajtur e Leonardo da Vinçit - Bota Sot
Zbulohet skulptura e vetme e ruajtur e Leonardo da Vinçit

Art

Zbulohet skulptura e vetme e ruajtur e Leonardo da Vinçit

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:26
Leonardo da Vinçit

Skulptura e Virgjëreshës me një fëmijë të qeshur është paraqitur në Firencë këtë javë, e cila thuhet të jetë skulptura e vetme e ruajtur e Leonardo da Vinçit.

Da Vinçi besohej se kishte bërë skulptura, duke përfshirë një kalë gjigant, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar deri më tani.

Virgjëresha me një fëmijë të qeshur është një përjashtim i mrekullueshëm, sipas kuratorëve të ekspozitës "Verocio: Mësuesi i Leonardit" në Pallatin Stroci, ku ajo është ekspozuar. Besohet të ketë origjinën rreth vitit 1472, kur artisti i famshëm ishte 19 ose 20-vjeç dhe ishte student i artistit fiorentin Andree del Veroki, shkruan Guardian.

Ky zbulim ishte veçanërisht i interesuar në Britaninë e Madhe, pasi skulptura i takon Muzeut Victoria dhe Albert që nga viti 1858, por për shumë kohë i është përshkruar artistit tjetër, Antonio Roselino.

Francesco Cagliotti, i cili drejton një hulumtim të ri, pohon se detaje të tilla si buzëqeshja, mund të jetë e lidhur me punën e Da Vinçit dhe se drejtori i Muzeut britanik John Pope-Henness nuk kishte prova të mjaftueshme për të shpallur skulpturën si vepër të Roselinos.

Carmen Bambah nga muzeu Metropoliten në Nju Jork po ashtu ka konfirmuar se skulptura e madhësisë rreth 50 centimetra është vepër e Da Vinçit.

Ata argumentojnë se në dy detaje kyçe shihet dëshmi për këtë pretendim. E para është një pëlhurë e ngjashme me ato të vizatimeve që Leonardo bëri gjatë asaj periudhe. E dyta është një buzëqeshje në fytyrën e Jezuit, një detaj i gjallë që shihet edhe në vizatime, edhe pse paraqitja në shekullin 15 e Krishtit të buzëqeshur nuk ishin vetëm radikale, por edhe blasfemi, shkruan Guardian.

Da Vinçi në shënimet e tij shkruan se si i ri ai kishte pasur probleme për shkak të shfaqjes së fëmijës Krisht, i cili mund të lidhet me këtë skulpturë.

Zyrtarët e Muzeut Victoria dhe Albert thanë me kujdes se skulptura për herë të parë iu përshkrua Da Vinçit në vitin 1899 dhe se studimi i profesorit Cagliotti rihap një diskutim të autorësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...