Mendohej se ishte imitim, ekspertët zbulojnë veprën reale të Botticellit - Bota Sot
Mendohej se ishte imitim, ekspertët zbulojnë veprën reale të Botticellit

Art

Mendohej se ishte imitim, ekspertët zbulojnë veprën reale të Botticellit

Më: 28 mars 2019 Në ora: 23:44
Vepra e Botticellit

Ekspertët që po pastronin një imitim të supozuar të Botticellit kanë zbuluar në fakt se, vepra ishte krijuar në studion e vet mjeshtrit të Rilindjes.

Vepra mendohej se ishte një kopje e vonshme e “Madonna of the Pomegranate” (Zonja e shegëve), pikturuar nga Sandro Botticelli në vitin 1487.

Por, ekspertët e “English Heritage” ndryshuan mendje, pasi kishin hequr prej saj një shtresë të trashë llaku të verdhë nga piktura.

Image

Teste të tjera treguan se ajo e kishte në fakt origjinën nga studioja e Botticellit në Firence. “English Heritage” thotë se është konsultuar me ekspertë të muzeut “Victoria and Albert” dhe Galerisë Kombëtare për të konfirmuar origjinën e pikturës.

Në stil, – thonë ekspertët, – vepra ishte shumë e ngjashme me origjinalin për të qenë një imitim, ishte e së njëjtës periudhë, teknikisht korrekte dhe e pikturuar në një material të zakonshëm të asaj kohe.

Piktura mendohej të ishte një kopje nga një artist i panjohur, për shkak se ndryshonte në detaje me origjinalin më të madh që është i ekspozuar në galerinë “Uffizi” në Firence. Edhe pse më e vogël se origjinalja, ajo sidoqoftë është shumë e detajuar, me një gjethe të artë në aureolën e Marisë dhe krahë engjëjsh pas saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...