Ekspozitë për Audrey Hepburn; Në 90-vjetorin e lindjes ekspozohen kujtimet në Bruksel

Art

Ekspozitë për Audrey Hepburn; Në 90-vjetorin e lindjes ekspozohen kujtimet në Bruksel

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:27
Pamje nga ekspozita

Në Bruksel, 90 vjetori i lindjes së legjendës së ekranit, Audrey Hepburn po kremtohet në një mënyrë mjaft të veçantë: me një ekspozitë që tregon praktikisht, përditshmërinë dhe jetën private të aktores së shumëadhuruar hollivudiane.

“Audrey siç nuk e keni pare asnjëherë” është tema e saj; gati një mijë objekte të mbledhura nga njëri prej dy djemve të kësaj figure të jashtëzakonshme, Sean Hepburn Ferrer shfaqen aty për publikun e gjerë, duke rrëfyer jo vetëm magjepsjen që solli ylli i hollivudit, por edhe jetën e Hepburn si nënë e si ambasadore e UNICEF-it.

“Kur mbërrin në fund të saj, t’i arrin të shohësh sesi vajza me të cilën u dashurua e gjithë bota, arriti të lulëzonte e të shndërrohej në një grua të mrekullueshme. Arrin ta shohësh e ta ndjesh një gjë të tillë”, tha Sean Hepburn Ferrer, i biri.

Ekspozita e çelur ne qytetin e saj te lindjes, tregon sesi ylli që shkëlqeu me fustanin e ngushte të zi e dorezat e gjata tek “Breakfast At Tiffany’s” –arriti të shndërrohej në njërën prej figurave përcaktuese glamur të shekullit të 20-të.

Ajo do të qëndrojë e hapur deri në 25 gusht dhe fitimet e nxjerra, do të përdoren për luftën kundër sëmundjeve të rralla dhe kancerit, nga i cili vdiq dhe Audrey vetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat