Hapet ekspozita me dëshminë e krimeve serbe të kryera në Kosovë

Art

Hapet ekspozita me dëshminë e krimeve serbe të kryera në Kosovë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:24
Ekspozitë

(E plotësuar) - Demokracia Studentore ka shënuar Ditën e Evropës me një formë të veçantë, duke hapur ekspozitën me fotografi ku dëshmohen krimet dhe gjencoidi serb i kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas Demokracia Studentore, qëllimi i ekspozitës është t’i dërgohet mesazh BE-së se populli i Kosovës nuk e meriton të jetë i izoluar.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se kjo ekspozitë ka filluar në oborrin e kishës ortodokse, e cila është ndërtuar me dhunë nga kasapi i Ballkanit Slobodan Milloshoviç dhe do të mbahet në qytetet të Evropës, si Paris, Berlin e Bruksel dhe do të përfundojë në Nju Jork. 

“Për mes kësaj ekspozite do t’i tregojmë botës se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia në Kosovë”, tha ai.

Ekspozitë me fotografi nga krimet e luftës para kampusit universitar

Një ekspozitë  para kampusit universitar me fotografi nga krimet e luftës është realizuar sot.

Kjo ekspozitë kishte për qëllim të paraqiste dhunën dhe krimet që janë bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Ekspozita u realizua nga “Demokracia Studentore” sot gjatë orës 14:00.

Ata pritet që ta zhvendosin ekspozitën në disa shtete të Evropës dhe në New York.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat