Ezani thirret në një Kishë të Parisit si pjesë e repertoarit të Filharmonisë së Kosovës

Art

Ezani thirret në një Kishë të Parisit si pjesë e repertoarit të Filharmonisë së Kosovës

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:32
Liridon Sadriu

Filharmonia e Kosovës më 23 mars të këtij viti ka mbajtur një koncert  në Paris të Francës.

Ky koncert  është përgatitur për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët, kori, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin.

Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris. Kisha Shën Liu është e njohur në të gjithë botë.

Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me armë’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins, ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.

Mirëpo, ajo që nuk ishte përmendur gjatë këtij koncerti, ishte fakti se para shumë të pranishmeve u thirrë edhe ezani.

Këtë e ka bërë Liridon Sadriu, i cili edhe ishte pjesë e Filharmonisë të Kosovës në këtë Koncert.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat