Cirku gjerman përdor holograme në vend të kafshëve të vërteta - Bota Sot
Cirku gjerman përdor holograme në vend të kafshëve të vërteta

Art

Cirku gjerman përdor holograme në vend të kafshëve të vërteta

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:58
Cirku gjerman

Si duket gjithnjë e më shumë kopshte zoologjike dhe cirqe po i ndryshojnë konceptet dhe sistemet e punës.

Cirku gjerman “Circus Roncalli” është cirku i parë në botë i cili i ka zëvendësuar kafshët me holograme realistike që shfaqen në një mënyrë të veçantë dhe spektakolare, raporton “Thescinewsreporter”.

Ky cirk ka ekzistuar për dekada të tëra, por administrata kohët e fundit vendosi t’i zëvendësojë kafshët me 11 projektorë, laserë dhe thjerrëza, të cilat vendosen strategjikisht në vende të ndryshme në sallë në mënyrë që t’i paraqesin hologramet e kafshëve në mënyrë realistike, shkruan Koha.

Pikërisht falë përpjekjeve të administratës së cirkut dhe teknologjisë së avancuar, shumë kafshë janë shpëtuar nga kafazi dhe jeta “në burg”, ndërsa njerëzit mund të vazhdojnë të argëtohen në shfaqjet në një mënyrë të re, më moderne dhe më humane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...