Shkrep foton e jetës, shqiponja pasqyruar në ujë bëhet virale

Art

Shkrep foton e jetës, shqiponja pasqyruar në ujë bëhet virale

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:23
Shqiponja

Një fotograf amator kanadez thotë se ai është lodhur tejmase nga komentet e pa fundme që një video në sloë motion e hedhur nga ai mori në rrjetet sociale.

Njëkohësisht shumë komente ai mori edhe për një fotografi të një shqiponje të hedhur në disa grupe fotografish në facebook.Fotografia është një nga disa qindra të tjera që z. Biro shkrepi atë ditë.

Imazhi përfundimisht ka marrë vëmendje maksimale dhe shumë media dhe faqe fotografish e kanë marrë atë.

Fotografi amator filloi të fotografonte rreth 10 vjet më parë si një hobi me foto nga më të ndryshmet nga natyra dhe bota e gjallë.

Por ai thotë se ka një dobësi për zogjtë.

"Ka diçka për zogjtë që për mua janë magjepsës", tha z. Biro.

"Mënyra se si ata gjuajnë, mënyra me të cilën ata ndërveprojnë, ndonjëherë edhe gjërat që bëjnë, do të jenë të gjallë, ashtu si fëmijët. Është e mahnitshme se si do të shihni aspektet e njerëzimit në zogj dhe në përgjithësi kafshët".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat