2 artistë krijojnë skulptura unike, njëra prej tyre mund të vishet! - Bota Sot
2 artistë krijojnë skulptura unike, njëra prej tyre mund të vishet!

Art

2 artistë krijojnë skulptura unike, njëra prej tyre mund të vishet!

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 00:01
Skulptura

'Kjo është historia se si kam krijuar skulpturën e një luftëtari të vërtetë', kështu e nis tregimin e tij artisti i cili krijoi një skulpturë vërtet unike në llojin e saj.

‘Bota në Luftë’ është bërë duke përdorur materiale të ricikluara të gjetura përgjatë bregdetit të Kalifornisë dhe ky është emri që ky i ri i ka vendosur kësaj skulpture unike në llojin e saj të cilën e ka krijuar duke mbledhur kryesisht rrota të vjetra makinash të hedhura anë e mbanë në rrugë.U deshën më shumë se 3 muaj për ta krijuar atë, dhe do të ekspozohet në qendrën e kongresit të Devos Place për Art Prize 2019

Por ky artist nuk është i vetmi që ka krijuar një skulpturë të tillë unike. Ky projektues lojërash nga Zvicra po bën disa kostume unike.

Videoja e shpërndarë e kësaj artisteje me kostumin të cilën ajo ndau në rrjetet sociale menjëherë mori mbi 100,000 pëlqime dhe komente të shumta.

Ky kostum mori shumë vëmendje dhe madje është shumë e lehtë të mendosh se është vërtet madhështor edhe nga mënyra se si është krijuar sa detaje ka dhe sa kohë i është dashur kësaj vajze të re ta krijojë atë.

Kostumi mund të vishet dhe duket me të vërtetë unik i veshur në trupin e dikujt dhe madje për këtë arsye është krijuar për t’u veshur nga një aktor filmi duke krijuar kështu një personazh të një filmi.

"Karakteri është një statujë që kam gjetur në internet, projektuar nga Hui Zou dhe ndërtuar nga studio R-one. Unë menjëherë u dashurova me dizajnin dhe e pyeta artistin nëse mund të bëja një kostum prej saj. Ideja ime ishte të bëja versionin tim të ulët të karakterit dhe ata ranë dakord. Lowpoly do të thotë që unë dua që kostumi të duket digjital dhe artificial në vend që të duket realistit. Kështu fillova të krijoj modele të mia në Blender, një softuer 3D", tha Martina.

Artistja po ashtu tregon se i janë dashurplot 1000 orë pune të vazhdueshme për krijimin e një kostumi të tillë dhe vërtet unik në llojin e tij. Biem dakord të gjithë që duket i mrekullueshëm apo jo?

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...