Kjo është shoqata e parë shqiptare në ish Jugosllavi, e cila luftoi për njohjen e të drejtave të shqiptarëve - Bota Sot
Kjo është shoqata e parë shqiptare në ish Jugosllavi, e cila luftoi për njohjen e të drejtave të shqiptarëve

Art

Kjo është shoqata e parë shqiptare në ish Jugosllavi, e cila luftoi për njohjen e të drejtave të shqiptarëve

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 08:33
Foto

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë  në aktivitetin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të shoqatës kulturore të shqiptarëve “Migjeni” në Lubjanë të Sllovenisë.

”Migjeni” është shoqata e parë shqiptare në ish Jugosllavi, e cila ka ngulmuar në kërkesat e saj për njohjen e të drejtave të shqiptarëve. 
Në këtë përvjetor të rëndësishëm Ministri i Shtetit për Diasporën i dorëzoi shoqatës titullin “Naim Frashëri”, për “Veprimtarinë dhe angazhimin në mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare”, titull ky akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu gjatë ceremonisë ju akordua titulli Naim Frashëri”(pas vdekjes) edhe ish kryetarit të kësaj shoqate, Gjon Simonit.

Ndërsa shoqata “Migjeni” në këtë përvjetor të saj, në shenjë falënderimi për punën e bërë për komunitete shqiptare në botë i akordoi një vlerësim mirënjohjeje.
Pjesë e aktiviteteve me rastin e këtij përvjetori të shoqatës ishte edhe simpoziumi shkencor, “Si e kapërcyem pragun e shpresës”.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...