Fotografitë më të mira të 2019-tës sipas National Geographic

Art

Fotografitë më të mira të 2019-tës sipas National Geographic

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:38
Foto

Një fshat i peshkimit me borë në Grenlandë, një shpend grabitqar në qiellin e Spanjës dhe një treshe aktorësh që përgatiten për një shfaqje të operës në Kinë, përbëjnë të gjithë fituesit e çmimeve në garën e ‘National Geographic’ të fotografisë së vitit 2019.

Gjykuar nga një panel ekspertësh fotografish dhe stafit të National Geographic, gara vjetore pranoi mijëra fotografi në tri kategori të ndryshme: Natyra, Qytetet dhe Njerëzit, shkruan CNN.

Weimin Chu u emërua fitues i Çmimit të Madh dhe mori vendin e parë në kategorinë e Qyteteve për imazhin e tij mahnitës “Winter Grönland”, i cili tregon fshatin shumëngjyrësh të peshkimit të Upernavik, në veriperëndim të Grenlandës, i mbuluar me borë.

Sa i përket kategorisë së Njerëzve, Huaifeng Li mori vendin e parë me një fotografi të bukur, të titulluar “Showtime”, e një grupi të aktorëve që po përgatiten për një shfaqje të operës

Image
Image
Image

 

në Licheng County në Provincën Shanxi të Kinës.Fotografja e pavarur thotë se kaloi gjithë ditën me interpretuesit për të shkrepur të duhurën.

Ndërkohë, Tamara Blazquez Haik mori vendin e parë në kategorinë e Natyrës për imazhin e saj, të quajtur “Tender Eyes”, që përshkruan një shpend grabitqar që rrethon qiellin në Monfragüe National Park në Spanjë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat