Elefantët piktorë, veprat e tyre nga 200-1300 paund

Art

Elefantët piktorë, veprat e tyre nga 200-1300 paund

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:36
Foto

Shtatë elefantë artistë në Tajlandë po çudisin jo pak turistë me talentin e tyre për të pikturuar.

Kafshët përdorin noçkën për të futur furçat speciale në mënyrë që të spërkasin telajon, duke krijuar lule, forma gjemometrike apo piktura abstrakte.

Një e veçantë tjetër që bëjnë këta elefantë është që thithin ngjyrat në noçkë për t’i nxjerrë më pas në formë ‘shiu’ ngjyrash duke marrë forma fanstastike në telajo.

Katër putrorshi i zgjuar përdor gjithashtu edhe putrat për të bërë pikturat. Çmimet e pikturave të këtyre artistëve të veçantë variojnë nga 205 paund deri në 1300 paund.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat