Artisti nga Kosova I Am I kundër Erdoganit për të mirën e demokracisë

Art

Artisti nga Kosova I Am I kundër Erdoganit për të mirën e demokracisë

Nga: Ilir Muharremi Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:24
Ekspozita “The Demoncracy"

Artisti i cili dëshiron të qëndroj anonim e që bëri bujë me performancen e tij pranë objektit të Qeverisë së Kosovës paraqet një projekt shumë interesant të titulluar “The Demoncracy”, që lidhet me demokracinë në Turqi, aty ku burgosen artistet, aty ku cenohet liria e shprehjes, mendimit, veçanërisht artit i cili bëhet me porosi nga dikatatorët.

Artisti I Am I manipulon me fjalën demon dhe e shndërron në demo-kraci, katrahurë, shtypje, revoltë në atë vend ku sistemi përvëlon shpirtin e artistëve dhe individëve që janë kundër, e krejt kjo udhëheqet nga diktatori Erdogan. Në këtë kohë njerëzit duhet të jetojnë tinëzisht, vitet dhe jetët e tyre janë të këputura si vjeshta si gjethet, shumë zhgënjime, dëshpërime, trishtime, por dikund shohë një shkëndij zjarri e cila nuk shuhet.

I Am I përdorë një makinë shkrimi (instalacion) si mjet i vjetër i shprehjes së punës në të cilën shkëndija e tërëkohshme e jetës ndodhet aty. Ai nuk përdorë llap top, por makinë të vjetër për të depërtuar ne veshët e Turqisë përmes lirirsë duke e lajmëruar se nëse cenehohet liria, atëherë e keni vra një individ dhe shumë kolektiv. Pastaj janë zingjirët në të që tërhiqen deri te portreti i Erdoganit me arsye që syri të sheh relieve të shpirtit që thërrmohen, shkretohen, po bëhen gri, pa ngjyrë, dhe krejt kjo në sy të mprehtë e të kthejllët e vullkanik të tij.

Ai ka ozurpuar mediat përmes këtij zingjiri, pra ka në dorë propagandën koministe të tij. Aty kemi edhe tespi të cilat simbolizojnë lutjen por edhe fitimet e mandateve të Erdoganit. Është ky një gravitet i plagëve Turke dhe askush nuk ka guxim të del nga ky ferr me slloganin e rilindjes ose shkëputjes nga mesjeta apo të thotë në publik: është koha ta riparojmë demokracinë tonë. Sipas artistit I Am I, Erdogani e ka pushtetin dhe kontrollin mbi qytetarët duke i manipuluar ata me kartën e fesë . “ Si një President që thirret tek Zoti dhe në religjion duke e kamuflluar të qenurit Djallë ndaj popullit të tije me fe ,duke e bërë një shtet religjioz dhe jo laik , kurse ngjyra e zeze në  tespihe paraqet mashtrimin e tij të zi dhe djallezor që i'u bënë qytetarve duke e përdor fenë” . Kjo dëshmon edhe flamurin e Turqisë të vendosur mbi makinë të shkrimit.

Shtrohet pyetja tastet me gozhdat çka paraqesin? Atë cenzurën që ju bëhet gazetarëve dhe mediave turke që tentojnë të raportojnë kundër diktaturës. Korniza e fotografisë është e koornizuar me teh të sharrës e cila sipas artistit tenton të tregoj se ka ngec sharra në gozhdë. Simboli i ngecjes së demokracisë përdoret këtu.

Pse gozhdat në vend të shkronjave? Ata që tentojnë t’i kundërpërgjigjen Erdoganit i shpojnë gishtat dhe ai veten e shpallë si Zot i cili sipër tij  ka kapur drejtësinë a në fakt edhe Zoti ka frikë nga drejtësia derisa Erdogani tenton t’i qëndroj sipër. Kush na qenka ky Erdogani? Mbinjeriu i Nietzsches ose një majmun ideal apo  objekt tallje siç do ta quante Nietzsche. Andaj , tehu i sharrës rreth kornizës paraqet atë se kush tenton ta prek Erdoganin do të pritet. “Njëjtë si tastat e ngjyrosura me ngjyrë të zezë në makinen e shtypit  që paraqesin errësirën e burgut të lirisë së mediave , njëjtë edhe fleta e zezë paraqet  burgosjen e mundësisë për të shkruar kundër kesaj diktature , paraqet masen shtes të sigurisë të diktaturës pasi fleta që shkruajm është zakonisht e bardh për t’u vërejtur shkronjat kurse edhe nëse shkruhet ndonjë gjë në fletë të zezë nuk shihet pasi shkronjat zakonisht janë të zeza , kjo paraqet tentativat e kota të depertimit jashtë të plasimit të informacionit kundër ketij sistemit diktatorial pasi që edhe nëse ato mund te arrihen të shkruhen nuk mund të shihen në flet të zezë si  siguri ekstreme pasi po ashtu është e pamundur që shkrimi i mendimi kundër të depërtoj nga makina e shkrimit në flet pasi masa paraprake nuk e lejon të ndodh një lëshim i tillë e kjo mas paraprake e sigurisë së depërtimit të informacionit është teli me gjempa që e parandalon që shtypjet e shkronjave të prekën me fletën , pra teli me gjemba i vendosur para fletës në makinën e shkrimit  paraqet pamundësinë e shkrimit kundër këtij sistemi edhe pse të gjitha pjesët e shkronjave të tastierës janë të shtypura , si mas parandaluse ”, shprehet I Am I.

Një pjese gacave ngjyrë e zezë paraqet ferrin i cili ka djegur çdo elementë demokratik dhe liria është si një buzëqeshje e largët. Atëherë nga kjo na del se çdo mendim i lirë, çdo monolog, çdo debat do të digjet nga Erdogan, ferri i tij ka kapluar tërë Turqinë.

Artisti paraqet disa degë të trandafilit me gjemba të vendosur te tastet e makinës së shkrimit, kjo tregon mos lulëzimin e demokracisë sepse degët janë me gjemba dhe ka mbetur vetëm pjesa gjembore. Vetë Turqia ka një aromë të këndshme, ka bukuri, por nën diktaturën e Erdogan është trëndëfil me gjemba. “Kurse tek ana e djatht e makines se shkrimit ku është simboli i flamurit te Turqisë është pjesa e llogos oficiale identifikuse e Grusht shtetit (Puqit) që është  e vendosur në pjesën rrethore levizëse ku me anë të rretullimit të asaj bëhet heqja dhe futja e fletës në makinë dhe ajo paraqet që e gjithe kjo diktaturë e instaluar sillet rreth tentimit të grusht shteti në Turqi që i'u bë Presidentit Erdogan dhe i gjithë ky diktat ndaj mediave dhe lirisë së tyre sillet si pretekt per diktaturë , ku ai mbas ketij tentimi të grusht shtetit arrestoi qindra gazetar , shkrimtar , intelektual , opiononist , njerëz me ndikim publik dhe figura eminente që konsideronte që ishin kundër tij dhe pro grusht shtetit duke ju referuar si Gulenista.” Thotë I AM I.

Andaj, te ana e majt e makinës së shkrimit në të cilën ndodhet flamuri i Turqisë, janë disa pranga të vendosura që simbolizojnë arrestimin dhe dënimin e qindra gazetarëve, artistëve. Pastaj kemi edhe foton e Erdoganit të kthyer vertikalisht mbrapa flamurit  me hënën gjysmë rrethore, dhe prapa kokës se tij formohen brinjët e djallit, e këtu presidenti na paraqitet si djallë në këtë vend.

Ulërima e artistit poetizohet si një aht i shpirtit, si një lot dhe dhimbja e tij ndaj këtij sistemi do zërin dhe guximin për t’u eleminuar. Ajo botë heshtane, është kthyer në kufomë nga pamundësia e solidaritetit njerëzor, është botë plot trishtim, pezëm, dhe duhet të rregullohet.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat