Punëtori i palodhshëm duarartë Arsim Kameri nga Kçiqi i Madh krijon vepra arti, porosi e dekorime edhe për amerikanët - Bota Sot
Punëtori i palodhshëm duarartë Arsim Kameri nga Kçiqi i Madh krijon vepra arti, porosi e dekorime edhe për amerikanët

Art

Punëtori i palodhshëm duarartë Arsim Kameri nga Kçiqi i Madh krijon vepra arti, porosi e dekorime edhe për amerikanët

Nga: F.B. Më: 25 gusht 2019 Në ora: 08:27
Arsim Kameri

Përpunimi dhe gdhendja e drurit është një dikur një ndër profesionet më të kërkuara, por kohëve të fundit sikur kësaj zeje i ka humb shkëlqimi, ndonëse nuk mungojnë sinjalet e rikthimit të saj në shkëlqimin e plotë.

Një ndër zdrukthëtaret dhe punonjësit e palodhshëm të kësaj fushe , padyshim është Arsim Kameri nga Kçiqi i Mitrovicës, i cili mjeshtërinë e zgjeruar në një tjetër dimension pos gdhendjes së zakonshme, duke krijuar dekorime, porosi edhe vepra të vërteta arti.

Arsimi merret me këtë profesion tash e rreth 40 vite, natyrisht në fillim ka punuar gjëra të nevojshme edhe domosdoshme të asaj kohe, duke nisur nga kuzhinat, dritaret e drurit, shtretërit, shkallët, që tashme bëhen rrallë.

Me kalimin e kohës ai ka gjetur forma dhe mënyra të mbijetesës, ndërkohë që aktualisht duke falënderuar edhe teknologjisë së re, punon dekorime, portrete, reklama edhe vepra arti me porosi, duke e kthyer profesionin e zdrukthëtarit më shumë në pasion sesa në punë.

“Me këtë profesion merrem që nga fëmijëria, në fillim isha kureshtar duke shikuar gjyshin duke punuar me gjëra të drunjta, shkamë, nallane e diçka të ngjashme për shtëpi. Aty ka nis dëshira dhe meraku që edhe unë të bëjë diçka me duar të mia. Sipas nevojës edhe kohës kemi punuar shumëçka, ndërsa pas luftës kemi vazhduar me makineri me të mirë. Nuk është profesion i lehtë, por meraku e bën të veten. Përdori drunj të ndryshëm dekorativ, arrë, qershi, verri etj.”, shprehet duararti Arsim Kameri.

Tendencat e fundit edhe kalimi në përdorim të materialeve tjera, e ka zbehur paksa përdorimin e drurit, por jemi duke tentuar të gjejmë forma edhe mundësi të reja, përmes reklamave, emërtimeve, portreteve edhe dekorimeve të ndryshme të rikthejmë në përdorim sa më shumë drurin thotë ai.

“ Jemi duke punuar gjëra të rralla, që nuk janë bërë më herët,  portrete dhe reklama me dorë dhe në dru, që janë të kërkuara shumë. Kam klient, më së shumti disa amerikanë që jetojnë në Mitrovicë, por edhe në Kçiq. Ata i kanë disa kërkesa të veçanta, kërkojnë portrete, reklama për dhurata që iu nevojiten atyre për t’u bërë miqve të tyre. Punoj llogo për shkolla edhe institucione, ata kërkojnë drunj të veçantë edhe imitim për të krijuar dukjen e drunjve të lashtë, që duken shumë mirë”, thotë ai.

Arsimi kohëve të fundit kryesisht punon vetëm me porosi ndonëse në punëtorinë e vet në rafte ka shumë punime edhe dekore, duke nisur nga instrumentet tradicionale çifteli, lahutë edhe sharki, portrete, reklama, emërtime orientimi e shumëçka tjetër.

Ai është specializuar veçanërisht në portrete në dru, duke i dhënë formë edhe jetë në forma të ndryshme, këto punime zakonisht bëhen për dhurata edhe mirënjohje nga persona edhe institucione.

“ Një punim varet nga pasha e vështirësisë, kërkesa që bëhet dhe druri ku duhet të punohet, mesatarisht një punim i finalizuar merr deri në katër orë punë pandalshme. Ato fillim marrin formën, bëhet bartja e figurës së kërkuar dhe më pas lyhet, thahet edhe finalizohet në pamjen e kërkuar”, shprehet zdrukthëtari nga Kçiqi i Madh i Mitrovicës.

Ai ka punuar shumë dekorime edhe portrete por edhe porosi për tregun amerikan, punime që kanë udhëtuar tashmë në ShBA dhe që janë vlerësuar edhe që kanë shtuar kërkesat, por nuk mungojnë as kërkesat për punime nga bashkatdhetarët tanë dhe vendasit tonë.

Arsim Kameri thotë se ky profesion nuk është i lehtë, por shpreson se do të mbahet gjallë nga ata që e kanë pasion edhe që do dinë të ecin në hap me kohë, duke e transformuar në harmoni me zhvillimin dhe kërkesat që sjell jeta.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...