Artisti ukrainas "ngjyros" Bruklinin

Art

Artisti ukrainas "ngjyros" Bruklinin

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 19:44
Bruklini

Bruklini, një prej pesë zonave administrative të qytetit të Nju Jorkut, njihet për skenën e larmishme artistike që ofron. Një prej artistëve të Bruklinit është Misha Tyutyunik, i njohur shkurtimisht si MDot, i cili ka gjetur vende interesante për të ofruar krijimtarinë e tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nina Vishneva bisedoi me artistin.

I njohur në Bruklin si MDot, Misha Tyutyunik ka lindur në Ukrainë por për vite më rradhë ai shpalos artin e tij nëpër rrugët e Bruklinit. Në disa raste, zgjedhja e tij është shumë e veçantë, si përshembull kamionët e plehrave.

“Pikturova yje, re dhe shtëpi të vogla. Këtu mund të shihni dy njerëz që pastrojnë mbeturinat, një vajzë e re dhe një burrë. Ata po mbajnë një kosh mbeturinash.”

Artisti zgjodhi këtë model pune pasi zyrtarë të qytetit të Nju Jorkut i kërkuan ndihmë për të nxitur banorët që të riciklojnë siç duhet mbeturinat.

Promovimi i programit filloi me pikturimin e pesë kamionëve plehrash që punojnë në pesë njesitë administrative të qytetit të Nju Jorkut. Artisti Misha Tyutyunik tregon për fillimet.

“Donim që kamioni të kishte një fytyrë, sytë një gojë dhe dhëmbët. Përmes syve mund të shikosh të ardhmen e një lagjeje të mirë ku të gjithë bëjnë atë që duhet.”

Artisti punon edhe në murale si ky mbi murin e një shkolle lokale të titulluar “Fëmijët kundër armëve”. Nxënësit e shkollës ndihmuan në krijimin e pikturës. Artisti thotë se synimi është lufta kundër armëve të zjarrit me bojë dhe penel.

“Morëm idetë nga nxënësit dhe i bashkuam mbi këtë mural. Natyrisht, ata nuk pikturuan pjesët e larta por më ndihmuan këtu poshtë.”

Ai thotë se shumë artistë janë zhvendosur në Bruklin gjatë pesë viteve të fundit dhe po sjellin stilet e tyre të veçanta./VOA

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat