Karakteret e Ardian Tragajt si politikanët tonë para pasqyrës - Bota Sot
Karakteret e Ardian Tragajt si politikanët tonë para pasqyrës

Art

Karakteret e Ardian Tragajt si politikanët tonë para pasqyrës

Ilir Muharremi Nga Ilir Muharremi Më 28 shtator 2019 Në ora: 20:25
Karakteret e Ardian Tragajt

Arti na ndihmon që gënjeshtrat e politikanëve t’i kuptojmë. Politika është si një bllok mermeri e rëndë, dhe artisti i mirë i heq ato pjesët e panevojshme, fillon përsosjen e formës, sikur skulptori.

Në jetë nuk mund të vetëpërmbushemi e në art po. “Pushtetari abuziv para pasqyrës”, një vepër nga piktori Durrsak Ardian Tragaj i cili rrëfen veshjen me pushtet të një pushtetari me duar të gjata. Pse u kanë zgjatur aq shumë duart, dukë vjedhur nga populli, dhe ngjyra e trupit të tij merr ngjyrën e arit. Fytyra e tij është e shëmtuar, këmbët i ka të shkurtëra. Këta politikën të cilët asgjë nuk po bëjnë për artin, janë si karakteret e pikturave të Tragajt, të shëmtuar, të deformuar, të cilët nuk e shohin veten ashtu në pasqyre. Orekset e tyre të tejskajshme lakmia për pushtet i ka deformuar. Tragaj mundohet të pastroj pluhurin nga shpirti i tyre, por ata vërtetë duken sikur pushtetari abuziv. Atëherë, arti është shumë i nevojshëm për të shprehur një realitet politik të kohës, dikush do të thotë i pakuptimtë, por shumë i nevojshëm dhe i vështrië ta kuptojnë këta puritan.

Të gjithë duhet ta shohim artin si diçka shumë të rëndësishme, ngaqë është një realitet, jo vetëm një përcaktim, i qaste realitetit, pastaj perfeksionit (trupi i pushteatrit abuziv pranë pasqyrës, koka e tij, duart, këmbët dhe në tërësi trupi.) Por, prapë arti krijohet nga një shkas qoftë politik apo natyror, përfundimin e ka estetik. Artisti nuk e ka qëllimin ta riprodhoj të dukshem, jo por e bën atë të dukshme.

Kjo botë nuk është e tmerrshme, politika e bën të tmerrshme, dhe arti bëhet shumë asbtrakt atëherë dhe ka nevojë t’i shëmtojë këto figura, andaj me të drejtë Tragaj vepron kështu. Artisti duhet dalluar me udhëtarin i cili nuk i ka të qarta synimet, kurse artisti e le intuitën të shkoj ku do ajo vetë.

Artisti tamam shprehë konceptin duke hequr vellon dhe makiazhin e politikanëve. Ata janë si ato nuse të dështuara të cilave rrëbeshi i shiut ja u prishë makiazhin. Ardiani vetëm ja u hoq makiazhin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...