Edona Kryeziu dhe Valentina Bonizzi fituesit e ekspozitës "Gjon Mili" - Bota Sot
Edona Kryeziu dhe Valentina Bonizzi fituesit e ekspozitës "Gjon Mili"

Art

Edona Kryeziu dhe Valentina Bonizzi fituesit e ekspozitës "Gjon Mili"

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:33
Ekspozita

Edona Kryeziu dhe Valentina Bonizzi janë dy artistet që janë shpallur fituese të ekspozitës tradicionale bienalja "Gjon Mili" të edicionit të 16-të.

Tema e këtij edicioni ka qenë “Në tranzicion: Imazhe në mes faktit dhe trillimit”, ku kanë marrë pjesë 12 artistë për çmimin.

Kuratori Joao Ribas u shpreh se ishte kënaqësi që të punonte në këtë ekspozitë, ndërsa ka lavdëruar punën e të gjithë pjesëmarrësve.

Ribas: Ne jetojmë në një kohë komplekse

"E para, ne jetojmë në një kohë komplekse, është bërë shumë e vështirë të bëjmë dallimin mes asaj çka është e vërtetë dhe çka është false, mes asaj çka është e vërtetë e çka falso. Jam shumë i privilegjuar që isha në gjendje të punoja me këta 12 artistë, ku mendoj se na shfaqin se arti mund të na tregojë shumë për atë se sa shumë trillim ka në një fakt dhe sa shume fakte janë të varrosura në shtresa të trillimit. Jam shumë mirënjohës për pjesëmarrjen e tyre", tha ai.

Ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, që ka mbështetur këtë edicion tha se kultura është shumë e rëndësishme për ndërtimin e raporteve në mes vendeve.

Sardi: Kultura është shumë e rëndësishme

"Kultura është shumë e rëndësishme dhe mundësi shumë e mirë për ndërtimin e raporteve në mes të vendeve, e sidomos edhe në mes të Kosovës dhe Italisë. Juria këtu ka pasur detyrë për t'i parë dhe për t'i shikuar të gjitha këto vepra të artit dhe kanë pasur mjaftë shumë për të bërë, por ka edhe shumë për të bërë shumë kërkesa për art dhe tema në këtë rast ka qenë arti bashkëkohor në të gjitha format e veta", tha ai.

Anëtari i jurisë Veton Nurkollari, deklaroi se të gjithë pjesëmarrësit kishin bërë një punë të mirë.

Nurkollari: Punimet e ndryshme kanë eksploruar fushën e fotografisë

"Në linjë me konceptin kuratorial, imazhet në mes të faktit dhe trillimit një numër i propozimeve mjaftë interesante janë dorëzuar duke vënë në pyetje nocionin e fotografisë. Punimet e ndryshme kanë eksploruar fushën e fotografisë tradicionale deri tek largimi radikal i punëve pa imazh, duke përfshirë mungesën e imazheve, zhdukjen dhe rishfaqjen e tyre apo transparencën e gjithë kësaj", tha ai.

Pjesëmarrësit e kësaj ekspozite ishin: Albe Hamiti, Altin Krasniqi, Arbnor Karaliti, Edona Kryeziu, Edson Luli, Fidan Bejtullahu, Jon Mithi, Laureta Hajrullahu, Neron Deshishku, Somer Spat, Valdrin Thaqi dhe Valentina Bonizzi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat