Fotografi turk portretizon dy anë të ndryshme të botës - Bota Sot
Fotografi turk portretizon dy anë të ndryshme të botës

Art

Fotografi turk portretizon dy anë të ndryshme të botës

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 13:47
Fotografi turk portretizon dy anë të ndryshme të botës

Artisti turk Ugur Gallenkus portretizon dy anë të ndryshme të botës në një imazh të vetëm.

Duke bashkangjitur dy foto së bashku ai sjell në vëmendje, se pavarësisht se jetojmë në të njëjtin planet, këto vende nuk do të mund të ishin më të ndryshme se kaq! Foto të cilat demonstrojnë klimën politike dhe jetesën në dy botë të ndryshme.

Jeton në Stamboll, është 29 vjeç dhe hobi i tij janë montazhet digjitale.

Janë mesazhe tepër të forta ato që ai sjell përmes këtij arti.

“Kam dy mesazhe për të transmetuar së bashku me projektin tim paralel universal: mesazhe për vende të zhvilluara dhe ato që janë ende në zhvillim. Dua të kontaktoj me njerëzit kudo nëpër vendet e zhvilluara, ti takoj dhe të ju them se sa me fat janë që kanë një botë të veçantë për veten e tyre. E ndërsa në vendet në zhvillim njerëzit përballen me luftëra dhe vuajnë nga uria. Janë njerëz në këtë botë të cilët përballen me të gjithë llojet e vështirësive në jetë”, shprehet fotografi turk.

“Unë përdor foto të luftës të njohura në mbarë botën për ta bërë më të veçantë këtë kolazh dhe më pas i postoj ato në rrjetet sociale. Mendoj se mesazhi im mund të kuptohet qartë nëpërmjet fotove dhe marr reagime nga më të ndryshme nga njerëz nga e gjithë bota”, thotë artisti duke shtuar se në përgjithësi merr komente pozitive.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat