Artistja e njohur hap ekspozitë personale - Bota Sot
Artistja e njohur hap ekspozitë personale

Art

Artistja e njohur hap ekspozitë personale

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 09:00
Artistja e njohur hap ekspozitë personale

Sot bëhet hapja e ekspozitës personale e autores Lumjetë Havolli, e titulluar “Is this me… or i do it for you only!?”.

Artistja Lumjetë Havolli, përmes një rrëfimi tejet personal, na ballafaqon me metafizikën e lebetisë, ku shpresa dhe gëzimi marrin kuptimin e njëjtë, ku harmonia dhe çiltërsia, e bukura dhe e brishta identifikohen me njëra tjetrën duke gjetur kuptimin utopik të jetës së pashpresë, frikën nga ardhmëria dhe konfuzionin e botës njerëzore.

Ekspozita, e cila për kurator ka Genc Rezniqin, do të qëndrojë e hapur deri më 2 dhjetor 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat