Bankieri gjobitet 52 milionë euro për kontrabandën e Picasso

Art

Bankieri gjobitet 52 milionë euro për kontrabandën e Picasso

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:55
Piktura

Ish-drejtori i bankës spanjolle Bankinter, Haime Botin, 83-vjeç, u gjobit sot me 52 milionë euro për kontrabandë të pikturës së Pablo Picasso si një thesar kombëtar.

Ai gjithashtu u dënua me 18 muaj burg, por nuk ka të ngjarë të vuajë dënimin për shkak të moshës dhe për shkak se është personi i parë që dënohet, raporton Reuters.

Prokuroria spanjolle ka akuzuar Botin se po përpiqej të shiste pikturën "Gruaja e re" nga viti 1906, me vlerë 26 milionë euro, në vitin 2015, një rast i zbuluar nga zyrtarët doganorë në ishullin francez të Korsikës gjatë një kërkimi rutinë të jahtit të Botinit.

Siç thuhet në shpjegim, ai u përpoq ta shiste pikturën pavarësisht ndalimit të eksportit të veprave kulturore të rëndësishme për Spanjën.

Botin mohoi akuzat, duke thënë se ai dëshironte ta merrte pikturën në Zvicër për ta ruajtur.

Botin ishte drejtor i Bankinter nga 1986 deri në vitin 2002 dhe zotëron një 23 për qind të aksioneve në bankë përmes fondit të investimeve Kartival.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat