Lamtumirë Emin, arti yt mbetet i paharruar

Art

Lamtumirë Emin, arti yt mbetet i paharruar

Ilir Muharremi Nga Ilir Muharremi Më 10 maj 2020 Në ora: 12:46
Emin Shaqja

Në vitin 2017 shkova për herë të parë në jug të Italisë, në një qytezë të vogël të rrethuar me arkitekturë mesjetare e me një natyrë mahnitëse. Më dukej sikur çdo natë nata i psherëtinte mëngjesit me atë se po iki unë e po tretem e gjitha. Dita çdo mëngjes ja bënte me sy diellit, malit, luleve, zogjëve që zgjoheshin nga rrezet e diellit. Afër dritares ku flija ndodhej një pishë e gjatë që çlironte oksigjenin e freskët, e sikur e gjithë qytetëza Santa Severina thithte aromën e kësaj pishe. Dëgjoja këngën e zogjve në mungesë të borive makinash, zhurmës së miletit.

Mëngjesin e servonim secili për vete dhe mbushnim pijatat me bollëk e sapo u ula në karrige mora një pozicion çlodhës, përbri meje qëndronte një person i heshtur me sy të gjallë, të gëzuar një kohësisht të respektuar. Isha kurioz ta njihja më mirë sepse ne kishim shkëmbyer mendime për artin në Facebook, dhe ajo që më mahniste në atë çast ishte entuziazmi dhe delikatesa e ndjenjave të tij. Filluam të bisedonim e në çdo çast tregonte me gëzim gjërat më të këndshme e më argëtuese e shakatë ishin një farë shpëtimi  ndaj kësaj qetësie absolute në këtë qytezë të vogël tërheqëse.

Unë kisha dëshirë ta njihja më mirë këtë qytezë, ecnim të dytë bregut e në majë vërehej gryka, ndërs në breg  ishte një kishëz e ndërtuar prej gurëve derisa një rreze drite depërtonte nga porta e hapur si një kon i verdhë në mes të gjysmëerrësirës, ndërsa në sfond shquhej një altar i vogël. Më dukeshin që ishin dy qirinj, e ne sapo afroheshim, Emini me një tonë të ulët tregonte se nga distanca e kishte pikturuar këtë kishëzë me një frymë. Ne vazhdonim të ecnim duke biseduar për artin, kulturën Italiane, bukuritë e kësaj qyteze dhe u futem në një dyqan i blemë  dy birra, u ulem në dy ulëse prej druri i rrotulluam shpejt dhe çdo batutë ishte për artin dhe përcpetimin e tij ndaj bukurisë së natyrës dhe arkitekturës njerzore.

Image
Piktura

Emin, jetoje me artin për artin dhe mbijetoje nga arti, tamam si Van Goghu. Me penelin tëndë kuadroje peizazhin poetik atij imazh matan horizontit i jepje dritë dhe ngjyrë. Vërehej një heroikë ndërmejt qiellit dhe pemëve që ndodheshin përmes replikes dhe veprimit, kulminacionit dhe ëndrrës. Janë këto peizazhe që shpërthejnë në mes hapësirës plot ajër dhe mendim, plot zjarre, skena të forta me kolorit intensiv e që prek thellë dritën e shpirtit.

Emin Shaqja, piktor i cili tashmë udhëtoj drejt shtyllave kilometrike të  parajsës u bë ajër, rrufe u pozicionua drejt komoditetit të përjetësisë ashtu siç e meritonte ngaqë sa ishte mysafirë në tokë qe njeri i qetë, dhe kuvendonim për artin e përgjgijet gjithmonë i kthente me zë të ulët e kuptim përmbajtësor. Kur bisedonim për shtrirjen e detit në pikturë, fliste për xixëllimën e kaltër të ujit që ndodhet nën qiellin e kaltër që endeshin vetëm pulëbardhat.

Image
Piktura

Pastaj vazhdonim për peizazhet që dukeshin aq të bukura me forcën e penelit të tij të ritransmetuara përmes shpirtit dhe syrit, që ta ngopte syrin me bojë, dritë, kompozicion, një bukuri e zgjatur, e kjo bukuri ta zgjon shpirtin shpërthen trumbeton me bujë të cilën nuk e deshi fare Emini, ngaqë ai mbyllej në dhomë dhe në vetmi përjetonte ngjyrat dhe imazhet.

Ngjyrat në pikturë  janë të gjalla, të ndritshme, përplasën direkt në fytyrë, triumfuese. Ja tek sodis një peizazh i cili është i ngopur me pasuri të ngjyrës joshëse që përshkohet nga një rrugë e larë me ngjyrë qumështi të bardhë, e qielli shndriste i bruzët e kudo sheh lule dhe shkurre, ndërsa hapësira është e pushtuar nga gjelbrimi pjellor.

Image
Piktura

Emini kur kuadron malet duken shumë më të afërta nën ajrin e freskuar nga dielle. E kur përdorë shiun ose ndonjë stuhi apo ambient të qetësuar pas stuhisë, ambienti i pemëvë dhe maleve ose bari kurreshtëm rreshtohen më pranë qytetthit të larë nga shiu e që kudo prapë ndihej natyra që të thërret e të jep zemër.

Andaj, Emin do të mbetesh piktor i thellë dhe i merituar sepse sakrifikove shpirtin që njerëzit të thithin aromën e ngjyrës dhe bukurin e imazhit në pëlhurë.

Lamtumirë mik....

Image
Piktura
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat