Covid-19 fut në krizë kulturën, nga Franca vjen propozimi që çmend Italinë

Art

Covid-19 fut në krizë kulturën, nga Franca vjen propozimi që çmend Italinë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 19:57
Mona Lisa

Të shitet Mona Lisa e Leonardo da Vinci-t për të ndihmuar sektorin e kulturës pas krizës ekonomike të shkaktuar nga coronavirus.

Ky është propozimi provokues i bërë nga Stephane Distinguin, themeluesi i kompanisë Fabernovel, i cili ka sugjeruar që Franca t’ia shesë kryeveprën enigmatike “ndonjë princi arab për të paktën 50 miliardë euro” për  të ndihmuar artin.

Distinguin e ka dhënë idenë e tij në ditët e kaluara në një intervistë të dhënë për revistën frnaceze Usbek & Rica, por reagimi nga Itallia ka ardhur vetëm tani, pasi ai është intervistuar nga Corriere della Sera.

Shitja e “një xhevahiri të familjes” mund të jetë “një marrëveshje e mirë, në këndvështrimin ekonomik dhe kulturor”, ka thënë Distinguin, duke shtuar: “Ta heqim qafe dhe t’i përdorim paratë për të ardhmen e kulturës dhe arti”.

Siç mund të imagjinohej, këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë në Itali.

Da Vinci e realizoi Mona Lisa-n në 1517-ën, teksa ishte në Francë, ku u ble nga Mbreti Fransua I. Piktura kaloi në pronësi të Republikës së Francës më vonë dhe ndodhet në Muzeun e Luvrit që nga viti 1797.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat