Kur një Picasso blihet 100 euro

Art

Kur një Picasso blihet 100 euro

Më: 21 maj 2020 Në ora: 16:05
Foto Ilustrim

Një italiane fitoi një pikturë të Picassos, e vlerësuar 1 milion euro (1,1 milion dollarë) në një lotari bamirësie, njoftuan organizatorët e lotarisë.

Ajo fitoi çmimin në një bingo ndërkombëtare, e quajtur “1 Picasso për 100 euro” të drejtuar nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s” dhe organizata CARE për të financuar projektet në Afrikë.

Pjesëmarrësit paguajnë 100 euro për një biletë në internet.

Bileta fituese u përzgjodh përmes shortit në shtëpinë e ankandeve ”Christie’s”, në Paris.

”Kjo lotaria mblodhi mbi 5 milionë euro dhe në të morën pjesë blerës nga mbi 100 vende”, theksuan organizatorët në transmetimin live të shortit elektronik të çmimeve.

Fillimisht lotaria ishte planifikuar për më 30 mars, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Nature Morte”, e vitin 1921, ishte një pikturë në vaj nga Picasso/DPA.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat