Aelita Andre, 13-vjeçarja që ka fituar mbi 30 mijë dollarë nga pikturat e saj

Art

Aelita Andre, 13-vjeçarja që ka fituar mbi 30 mijë dollarë nga pikturat e saj

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 09:14
Aelita Andre

Disa njerëz e kanë quajtur Jackson Pollock i ri.

Megjithatë, 13-vjeçarja Aelita Andre është një artiste e afirmuar dhe e njohur për pikturat e saj abstrakte të frymëzuara nga gjithçka, nga natyra te muzika.

Andre, e cila është nga Melburn, Australi, ka qenë vetëm 2 vjeç kur ka hapur ekzpozitën e saj të parë.

Që nga ajo kohë, pikturat e saj janë ekspozuar në qytete përreth botës, duke përfshirë Londrën, Hong Kongun dhe Nju Jorkun.

Ajo ka fituar mbi 30 mijë dollarë nga shitja e pikturave të saj. Megjithatë, Andre nuk është e interesuar të krahasohet me artistë të tjerë. Ajo po krijon stilin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Thank you to #GCPA for Recognising my efforts for the last 12 years! Thank you!?❤️?

A post shared by Aelita Andre (@aelitaandre) on

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat