Autoportreti i Rafaelit në 3D, studiuesit: Mjeshtrit të Rilindjes ndoshta nuk i ka pëlqyer hunda

Art

Autoportreti i Rafaelit në 3D, studiuesit: Mjeshtrit të Rilindjes ndoshta nuk i ka pëlqyer hunda

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 23:30
Rafaeli

Studiuesit në Roma kanë arritur të rindërtojnë fytyrën e mjeshtrit të madh të rilindjes, Rafaelit. Ata kanë arritur në përfundimin se piktori ka pasur një hundë më të mprehtë, por e ka rimodeluar në autoportretin e tij, pasi kërkonte përsosmëri në gjithçka.

Mjeshtrit të Rilindjes, Raphaelit, ndoshta nuk i ka pëlqyer hunda e tij. Për këtë arsye piktori, i cili kërkonte përsosmëri në gjithçka, mund ta ketë rimodeluar atë në autoportretin e tij apo edhe në vepra të tjera. Ky është përfundimi i studiuesve të Universitetit të Romës, të cilët rindërtuan në 3-D fytyrën e supozuar të mjeshtrit, bazuar mbi eshtrat, që besohet të jenë të tij, të zhvarrosura në vitin 1833.

“Ai me siguri e beri hundën e tij të dukej më e rafinuar,” tha Profesor Mattia Falconi, një biolog molekular në kampusin e universitetit Tor Vergata. “Hunda e tij ishte, le të themi, pak më e spikatur.”

Raphael vdiq në Romë në 1520 në moshën 37 vjeçare, me shumë mundësi nga pneumonia ose ndoshta nga sifilisi, dhe u varros në Panteonin e Romës ashtu si dëshironte. Autoportreti i tij i famshëm u bë rreth 15 vjet më parë, kur ai ishte në fillim të 20-tëve dhe pa mjekër.

Falconi, së bashku me antropologët mjekoligjorë dhe ekspertë të tjerë, rikonstruktuan fytyrën me teknikat e përdorura nga hetuesit e kriminalistikës, siç janë shtresimi i indeve nga pikat referuese të kafkës.

Për shekuj ka spekulime se eshtrat e zhvarrosura në 1833 dhe të rivarrosura në një kriptim mund të mos ishin Raphael sepse disa nga studentët e tij u varrosën më vonë pranë tij.

Por shkencëtarët e Universitetit të Romës që autorizuan rindërtimin besojnë se studimi vërteton në masën 85 përqind, se kafka është e Raphael për shkak të ngjashmërive me pjesën më të madhe të fytyrës së artistit siç përshkruhet nga bashkëkohësit e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat