Sfidojeni veten, shkruani një letër duke udhëtuar në kohë

Art

Sfidojeni veten, shkruani një letër duke udhëtuar në kohë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 14:27
Foto Ilustrim

Në Ditën Botërore të shkuarjes së Letrave, Utalaya Fondation në bashkëpunim me zyrën e Unicefit në Kosovë sfidon fëmijët e prindërit që të udhëtojnë në kohë, të ndërrojnë rolet e të shkruajnë një letër.

Në një postim të bërë në Facebook nga ana e Utalaya Fondation u bëhet thirrje fëmijëve që ti shkruajnë letër vetës së tyre, por të imagjinojnë së janë rreth 20 vite më të mëdhenj se tash. Ndërkaq prindërit i udhëzon që të kthehen në kohën kur kanë qenë fëmijë dhe të shkruajnë se si kanë kaluar fëmijërinë e tyre.

Krejt në fund të postimit tregohet se letrat mund të dërgohen në emailin [email protected] prej ku dhe mund të fitohet një shpërblim nga pakoja e Unicefit për zhvillim të fëmijërisë së hershme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat