Ka filluar Festivali internacional i artit në Harilaq

Art

Ka filluar Festivali internacional i artit në Harilaq

Nga: Ilir Muharremi Më: 14 tetor 2020 Në ora: 19:52
Festivali internacional i artit në Harilaq

Artistë kombëtar dhe ndërkombëtar janë  mbledhur bashkë në Festivalin Internacional të artit pamor që ka filluar nga 11 tetori e do ta zgjasë deri më 17 tetor të këtij muaji. Ky Festival i cili organizohet nga Muhamet Ahmeti Metis, organizator dhe kurator, çdo vjet mbledhë artistë nga vendet e ndryshme të botës të cilët prezantojnë përvojat e tyre artistike dhe gërshetojnë stile të ndryshme të pikturës.

Qëllimi i këtij Festivali të artit pamor është që artistët të shkëmbejnë përvoja të tyre, të prezantojnë ide të reja kreative, të nxisin debat për artin në përgjithësi, të përcjellin njëri tjetrin gjatë të pikturuarit,  pastaj të debatojnë për veprat. “Scili artist do të sjellë elemente nga stilizmi ose  vrulli kah qenia dhe uniteti”, thotë Ilir Muharremi i angazhuar si kritik i artit në këtë Festival.

Organizator artistik i këtij Festivali është Adriana Marku Sejdaj. Menagjer Fehmi Hoxha. Ky projekt është përkrahur nga Komuna e Fushë Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Yunus Emre Enstitüsü, HOLIDAY RESORT BUQUKU  Drejtor: Sadik Gashi dhe Ali Sinani nga Zvicra.

Ndërsa, artistët pjesmarrës në këtë Festival janë:

Anastasia Tarasenko – Ukraine*

Azem Kuqana – Albania *

Başak Kőkalan – Turkey *

Emma Poppy – France*

Fehim Huskovic – Bosnia and Herzegovina*

Haxhere Rama – France *

Helidon Haliti – Albania

Ismane Mehdi - North Macedonia

Jeff Roland – France *

Khalil Kofahi – Jordan*

Majlinda Kelmendi – Albania *

Marjana Goxhabeliu – Albania *

Melek Gűnbey Gűler – Turkey *

Mikel Temo – Albania *

Mishel Mybell – Bulgaria*

Mustafa Arapi – Albania *

Öznur Işir Yarkatiş – Turkey *

Reshat Ameti - North Macedonia

Saimir Ahmeti – Albania *

Selime Osmani - North Macedonia

Serdar Yilmaz – Turkey

Vladimir Temkov - North Macedonia

 

Arta Rushiti – Kosovo *

Basri Mekolli – Kosovo *

Dije Bllaca – Kosovo *

Elena Dragusha  – Kosovo

Hajrush Fazliu – Kosovo *

Haki Xhakli – Kosovo *

Halil Matoshi – Kosovo *

Hazir Reka – Kosovo *

Ilmi Sadiku – Kosovo*

Musa Prelvukaj – Kosovo*

Refki Gallopeni – Kosovo*

Saranda Kika – Bahtiri – Kosovo*

Saranda Xhemajli – Kosovo*

Xhevahire Gashi – Kosovo*

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat