Në Pejë hapet ekspozita e parë e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha

Art

Në Pejë hapet ekspozita e parë e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 07:19
Pamje nga ekspozita

Dhjetëra piktura që sjellin poaq dimenzione, forma e ngjyra jete nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, përbëjnë ekspozitën “Gjurmë Kosovë”, të akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha, në Galerinë e Arteve në Pejë, me të cilën Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve "TEUTA", hapi  Manifestimin e Përvitshëm Letrar Trekufitar "Muzat e Alpeve 2020".

Shatrolli: "Ekspozita e Hoxhiqit prek gjenezën e kulturës shqiptare"

Filozofia e burimit ideor dhe artistic e kësaj ekspozite, sendërtohet mbi njollat e mbetura të lapsit arkitektonik të një qytetarie të vjetër e cila ne kuptimin e peshës trashëgimore, do të matej me ngjyrat e tokës, para së gjithash, me kutin e letërsisë, tha me rastin e hapjes kuratori I ekspozitës Naser Shatrolli. ”Objektet me te cilat është paraqitur autori ,vetëm sa e përfytyrojnë mënyrën e të jetuarit të paraardhësve tanë, por jo vetëm, gjersa prek në gjenezën e culturës shqiptare. Ndërsa kultura e minaresë dhe e subjekteve të tjera në këtë formulim artistik, në kontekstin filozofik janë vlera që ngacmojnë nervin e komunikimit me rrethin dhe rrethanat, transmetojnë ide, pikëpamje, harmoni, mesazhe bashkërenduese në bashkësi dhe përtej.”

Drejtoresha Syka Kelmendi: "Peja mbeshtet bashkepunimin nderkufitar"

Drejtoresha Xhenet Syka –Kelmendi, e cila paraprakisht priti në zyrën e saj përfaqësuesit të "TEUTëS" e tha se: ”Ekspozita e parë e akademikut Hoxhiq në Kosovë është e para edhe në përiudhën e pandemisë, e cila anuloi kalendarin e aktiviteteve te planifikuara në komunën tonë. Por, së bashku me kolegët e respektuar kemi bërë të pamundurën që edicionin e 8-të të manifestimit trekufitar “Muzat e Alpeve” ta fillojmë nga Peja. Se, politikat tona lokale më së tepërmi janë të përqëndruara në bashkepunimet ndërkufiare dhe rajonale dhe vetëm kështu mund të integrohemi dhe të prezantojmë diversitetin tonë në të gjitha sferat e jetës, e në vecanti në atë të kulturës”.

Limani: "Peja dhe "TEUTA", shembull se si duhet prezantuar kultura"

“Forma instiucionale të cilën ka krijuar komuna e Pejës për të prezantuar veprat e artit është ajo që duhet krijuar për t’u shijuar ato, cfarë është edhe misioni I artit. Ndërsa “TEUTA” ka vizion dhe poashtu ka një mision për të lënë gjurmë në kohë. Sepse, detyra e krijuesve është që ta shënojnë kohën në të cilën jetojnë, që të mos mbeten figurantë anonimë e vetëm numra nëpër institucione të ndryshme. Ndërsa, ky artikulim konkret i shënimit kulturor është një sprovë e sfidë dhe poaq duhet të jetë provokim që të vazhdojnë në këtë formë, që të nderojmë veten, kulturën, kombin dhe kuptimin e jetës"- tha me këtë rast Xhevat limani, shkrimtar dhe themelues I "Teatrit Shqiptar në Amerikë".

Hoxhiq: “Pejën e dua dhe e përjetoj si atdhe”

“Kur zhduket shtëpia, është njësoj si kur digjet biblioteka. Ndërsa unë,duke i vizatuar ato pothuajse me naivitet fëminor, besoj se i kam ruajtur sa për veten time poaq dhe për ata për të cilët kanë domethënien e njëjtë. Sepse, këto piktura më lidhin me rrënjët me të cilat degëzohem, me Berishët e mi nga Kodralia e Deçanit, me Kosovën, e vecanërisht me Pejën, ku kalova disa prej viteve më të bukura të jetës; fëmijërinë time. Prandaj, unë Pejën e përjetoj dhe e dua si atdhe dhe cdo rikthim atje është sikur të mos kisha ikur kurrë . Ndaj, me keqardhje të sinqertë pse edhe sot nuk jam në qyttin tim të dashur dhe me ju- ju kujtoj me dashuri”- shkruan mes tjerash në letrën falenderuese enkas për këtë rast,  akademiku Zuvdija Hoxhiq Berisha të cilit rritja e papritur e numrit të të prekurve nga pandemia në Kosovëia pamundësoi pjesëmarrjen.

"TEUTA"ua dhuron pikturat institucioneve mbështetëse

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për dy javë në Galerinë e Arteve në Pejë, është e para e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha në Kosovë, si dhe e dyta e “TEUTËS” pas ekspozitës fotografike “Motive nga Kruja e Skenderbeut”, me 2018. Karvani i shkrimtarëve "Muzat e Alpeve", vazhdoi aktivitetin e saj te pervitshëm kulturor dhe letrar në Klinë dhe në Petnjicë. Ndërsa, shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve "TEUTA", e cila me këtë ekspozitë filloi edicionin e 8-të të Manifestimit Letrar Trekufitar "Muzat e Alpeve 2020", falenderoi Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Rebulikës së Kosovës dhe Komunën e Pejës për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, për të shtuar se dëshirë e "TEUTëS" por edhe e akademikut Hoxhiq është që këto piktura të mbesin tek këto dy institucione si shenjë mirënjohjeje e "TEUTËS" dhe gjurmë e çmueshme e aktivitetit shumëkulturor “Muzat e Alpeve”.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat