Pandemia e shtyn ekspozitën për heroin Sali Çeku nga 28 Nëntori për 17 Shkurt

Art

Pandemia e shtyn ekspozitën për heroin Sali Çeku nga 28 Nëntori për 17 Shkurt

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:42
Sali Çekaj

Për shkak të situatës me COVID-19, Muzeu Kombëtar i Kosovës ka anuluar mbajtjen e ekspozitës “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”.

Eksopzita për heroin Sali Çekaj me autorë Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci ishte paraparë të hapet në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.

Hapja e kësja ekspzoite në Muzeun Kombëtar është shtyrë për 17 shkurt 2021, në 13 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

Anulimi i kësaj ekspozite është ditur edhe nga Muzeut Kombëtar, përmes Facebook-ut.

“Duke u bazuar në gjendjen pandemike me Covid-19, që e ka përfshirë mbarë globin, përfshirë këtu edhe Kosovën, Muzeu Kombëtar i Kosovës, përkatësisht, Sektori i Historisë në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat humanitare si motra ‘Sali Çekaj’, me seli në Zvicër dhe Gjermani, erdhën në përfundim se ekspozita me titull: ‘Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj’, e paraparë të hapej me datën 28 nëntor të vitit 2020, do të zhvendoset për vitin tjetër, saktësisht me datën 17 shkurt 2021, pikërisht me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat