Të jetosh në një kub/ Instalacioni i artistit francez

Art

Të jetosh në një kub/ Instalacioni i artistit francez

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një artist nga Marseja, Gaetan Marron, vjen me një instalacion të quajtur “Jo esenciale”.

Instalacioni ka të bëjë me vendosjen e kulturës, që dukshëm na ka shpëtuar gjatë këtij kufizimi, sërish në qendër të vëmendjes.

Për të ilustruar këtë, ai e ka kufizuar veten për 10 ditë, në një kub xhami me sipërfaqe 4 metra katror, ku mund të shihet nga kalimtarët, me një lloj komforti por vetëm me gjërat që janë me të vërtetë esenciale, një TV, një makine kafeje, ndërkohë që ai po privohet edhe nga gjëja kryesore, kontakti njerëzor.

Vetë artisti thotë se ajo që na mungon më shumë se çdo gjë tjetër, këto ditë, është kontakti njerëzor. Kjo sipas tij është arsyeja kryesore përse disa njerëz nuk ndjehen mirë apo janë në prag depresioni.

Ai ka një rubinet uji jashtë kubit dhe mund të shkojë atje për një larje të shpejtë. Mund të shkojë edhe në tualet kur ka nevojë. Dhe në këto caste, kur mungon në kub, ai vendos një njoftim në xham, me qëllim që të njoftojë ndonjë kalimtar për mungesën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat