Një djalë i vogël luan me kukullën infermiere/ Piktura shitet në ankand për 23 milion dollarë

Art

Një djalë i vogël luan me kukullën infermiere/ Piktura shitet në ankand për 23 milion dollarë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

“Game Changer”, një dedikim bardh e zi për punonjësit e kujdesit shëndetësor vlerësuar fillimisht 2.5 milionë dhe 3.5 milionë, është shitur në shtëpinë e ankandeve Christie’s me një shifër rekord prej 23 milion dollarësh.

Vepra e artistit britanik në rrugë Banksy u shit në ankand të martën me një çmim rekord prej afër 23 milionë dollarë, të cilat do t’i dhurohen shërbimit shëndetësor britanik, i cili është nën presion të fortë nga pandemia e koronavirusit, shkruan CNN.

“Game Changer”, një dedikim bardh e zi për punonjësit e kujdesit shëndetësor që fillimisht vlerësohej mes 2.5 dhe 3.5 milionë euro, u shit në shtëpinë e ankandeve Christie’s 23 milion dollarë, dhe kjo tejkalon rekordin e mëparshëm të Banksy mbajtur nga “Parlamenti i Monkeyve”, një kanavacë që përfaqëson majmunët që debatojnë në Parlamentin Britanik, e shitur në 2018 gjatë debateve për Brexit për 11.5 milionë euro.

Drejtuesi i ankandit falënderoi Banksy për “gjestin e mahnitshëm” dhe kujtoi se shumica e parave do të përdoreshin për përfitimet e stafit mjekësor dhe pacientëve të një spitali në Southampton, në jug të Anglisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat