Jam një baba

Art

Jam një baba

Nga: Ilir Muharremi Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:22
Piktura e artistit: Erjon Bardhi, Punëtori, 100x70 cm, vaj në kanavacë

Jam një baba i thyer përbrenda, i vuajtur, që buzëqeshjen fare nuk e njeh, shtylla e shtëpisë, kultivues i fëmijëve,mbështetës i së ardhmes së tyre. Jam një baba që veten e quaj baba, ndoshta nuk jam baba, sepse jam vetja, askush më shumë, nuk e tejkaloj këtë veten , andaj mbetëm vetëm unë. E keqja e kësaj është se nuk jam i përqendruar dhe i përkushtuar sa duhet. Vajza afrohet me prekë me dorën e saj të vockël, kërkon nga unë muzikë. Ah! teket e saja, prekja e vogëlushes është si e imja në kohë, por në këtë këtë kohë ajo ndjellë pengesë,e unë çfarë baba jam? Nuk e kuptoj veten time të zhgënjyer nga ky realitet i brishtë, jam i plagosur dhe e dua plagën time.

Këtu më njohin të gjithë, të vegjëlit, të gjithë babush, jam unë, ky me rrudha shekullore, i sëmurë, i çmendur babai yt, jeta e të cilit ende s’ka kaluar, ende vuan nga plagët e jetës. Jam ky babai që ju mbështetni kokën në gjoksin tim, fëmijët e mi, unë jam ju dhe ju jeni unë. Nganjëher e teproj sepse ju ndëshkoj për ndonjë tepricë që e bëni, mirëpo ende nuk jam lodh nga gabimet e juaja dhe nuk do lodhem . Bebat e mia, ju dua më shumë se veten, dhe çdo zhurmë që e bëni për mua është heshtje. Lodrat kur nuk i rregulloni dhe i lëni në mes të dhomës kjo më pëlqen sepse i bëni ju bebat e mia. Parregullsia juaj krijon rregull në shpirtin tim të vuajtur. Ju dua.

Qetësia është mbret në perandorinë tjetër. Unë nuk dorëzohem sepse shpirti im ka letërnjoftim të pastër. Kam lindur vet për veten nga të dy prindërit njëtë si ju. Zërin tim e dëgjoj veç unë si shpresë mes pengesave të jetës, por jeta është shumë e vështirë, eh! të ishte dhimbja borë të shkrihet brenda natës, e nuk është.

Jam ky baba të cilit çdo ditë i rriten shuplakat e dorës, jam ky baba që kokën gjithmonë e mbaj poshtë dhe jam strehë për të gjithë të dashuritë e mi. Gruaja afër meje është shtylla e gjithë shtëpisë, por shtylla e saj peshon në duart e mija, të lodhura, të grisura, duart e një puntori që me shpirt gërmon jetën dhe djersët rrhjedhin si pika gjaku. Çdo djersë e punëtorit të sinqertë dhe të drejtë është një pikë gjak, e mbi këtë gjak shpesh shkelin të padrejtët, pasanikët fallso, shushunjat e gjakut tim. Nuk më bëhet vonë për këtë sepse ligji i natyrës jeton për barazinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat