Ekspozitë me fotografi të bukurive natyrore të Kosovës

Art

Ekspozitë me fotografi të bukurive natyrore të Kosovës

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:03
Ekspozita

Sot hapësira para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit mori pamje tjetër.

Në kuadër të promovimit të turizmit u organizua një ekspozitë me fotografi të bukurive natyrore të Kosovës që u realizuan në projektin që kishte për qëllim masivizimin e sportit dhe çiklizmit tek të rinjtë.

Ekspozita u realizua nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi”, e cila këtë projekt e ka finalizuar me mbështetjen e MKRS-së.

Autori i fotografive është Mensur Gashi, një fotograf dhe dashamir i natyrës, i cili tash e 10 vite merret me alpinizëm.

Ekspozitën e vizitoi edhe ministri Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat