Pablo Pikaso, kush ishte piktori spanjoll që revolucionarizoi artet figurative

Art

Pablo Pikaso, kush ishte piktori spanjoll që revolucionarizoi artet figurative

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Pak artistë kanë pasur staturën dhe trashëgiminë që la pas Pablo Pikaso, piktori i famshëm që futi stilin e artit të njohur si Kubizëm, dhe emri i të cilit u bë sinonim i kryeveprave të shprehjes artistike. Ja çfarë duhet të dini mbi jetën dhe veprën e artistit të mirënjohur:

Arti i Pikasos përfshinte më shumë sesa thjesht përdorimin e bojës

Gjatë karrierës së tij legjendare dhe mijëra veprave të artit, Pikaso përdori shumë më tepër sesa bojën dhe penelin. Ndër mjetet dhe stilet e përfshira në krijimin e artit të tij, siç ishin skulpturat, përfshihen edhe gurët e detit, makinat-lodër, qeramika, blloqe gurësh, pirunj etj.

Preferonte më shumë veprat e artit sesa shkollimin tradicional

I lindur në Malaga të Spanjës më 25 tetor 1881, fati i Pablos dukej i parashkruar. Babai i tij ishte Hoze Blasko, një mësues arti. Ndaj, që në moshë të re Pikaos u mor me art, kur ishte 13 vjeç, ai kishte tejkaluar aftësitë artistike të babait të tij, teksa nisi të injorojë edukimin e tij formal, në mënyrë që të mund të vizatonte në fletoren e tij.

Edhe Shkolla e Arteve të Bukura në Barcelonë, të cilën Pikaso e përfundoi në moshën 14-vjeçare, nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur interesin e tij. Ai doli në rrugë, duke skicuar peizazhe. Në Akademinë Mbretërore të San Fernandos në Madrid, ai i braktisi sërish leksionet, duke bredhur rrugëve për të përvetësuar jetën reale. Nxitjet e tij eksperimentale dhe heqja dorë nga mësimet konvencionale do të diktonin edhe veprën e tij.

Pikturat e “Periudhës blu”, burojnë nga tragjedisë e jetës së tij

Edhe pse eksperimentoi me stile të ndryshme arti gjatë karrierës së tij, ajo që bie më shumë në sy është e ashtuquajtura “Periudha Blu”. Historianët e artit kuptojnë me këtë term vitet 1901– 1904, kohë që sipas tyre solli një ndryshim të dukshëm në veprën e Pikasos, me skenatë zymta të problemeve vetjake të artistit, duke përfshirë varfërinë. 

Veprat e saj periudhe karakterizohen nga përdorimi i shpeshtë i blusë dhe jeshiles. Besohet se ndryshimi erdhi pas vdekjes së mikut të tij të ngushtë, Karlos Kazagemas. Nga ajo periudhë e errët vepra më e njohur është“Kitaristi i moshuar”. “Periudha blu” u pasua nga “Periudha e trëndafilit”e viteve 1904–1906, e cila dukej se e çliroi Pikason nga depresioni, duke sjellëvepra më shumëngjyrëshe si “Familja Saltimbankes”, “Akrobati”dhe “Arlekini i ri”.

Arritja më e madhe e tij është futja e rrymës së Kubizmit në artet figurative

Në vitin 1905, Pikaso u njoh me piktorin francez Zhorzh Brake, qënë atë kohë po eksperimentonte me pikturat polikromatike dhe të stilizuara të peizazhit. Së bashku, ata eksploruan mbi atë që u bë i njohur si Kubizëm, ose praktikën e aplikimit të formave gjeometrike – dhe jo vetëm kubeve – tek subjektet e veprave të tyre, për të përforcuar natyrën dydimensionale të artit. Ky stili i ka rrënjët në skulpturat tradicionale afrikane (si maskattribale) dhe piktorët post-impresionistë si Pol Sezan. Portreti i pesë prostitutave i vitit 1907 i Pikasos me titull “Les Demoiselles d’Avignon”, cilësohet si piktura e parë kubiste në botë.

“Guernika”mund të jetë vepra e tij më e famshme.

Pikaso jetonte në Paris në vitin 1937. Pranverën e atij viti, bombarduesit gjermanë dhe italianë e rrafshuan qytetin e Guernikës në Spanjë, gjatë Luftës Civile që kishte prekur këtë vend. Duke përdorur një kanavacë të madhe, e cila ishte më shumë murale sesa një pikturë, Pikaso realizoi tablonë me titull “Guernika”, e cila përdorte imazhe të forta si një dem dhe një nënë të pikëlluar për të përshkruar pasojat e luftës. 

Në fillim ajo u ekspozua në pavionin spanjoll të Panairit Botëror të Parisit të vitit 1937. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara dhe u ekspozua në Muzeun e Artit Modern në qytetin e Nju Jorkut. Sot mund të shihet në Muzeun Kombëtar që ndodhet në Madrid.

Pikturoi autoportrete për më shumë se 70 vjet

Një mënyrë për të përcaktuar interesat dhe aftësitë e Pikasos në qasjen e tij artistike është ekzaminimi i autoportreteve të tij. Të kompozuara nga mosha 15 vjeç deri në moshën 90 vjeç, ato pasqyrojnë stilet e tij gjithnjë në ndryshim. Ai skicoi shumë prej tyre që përpara se të kalonte në stilin e tij të “Periudhës Blu”. Më pas pasuan autoportrete në stilet e kubizmit dhe neoklasicizmit.

Pati 4 fëmijë, të cilët i trashëguan veprat e tij

Ai pati 4 fëmijë me 3 gra të ndryshme. Me balerinën Olga Koklova, pati një djalë, Paulon, i lindur në vitin 1917. Me modelen Maria-Tereza Valter, pati vajzën Maja, e lindur në vitin 1935. Me piktoren Fransuazë Zhilo, patidjalin tjetër Klod në vitin 1947 dhe vajzën Palomanë vitin 1949. Paulo vdiq në vitin 1975, duke lënë si trashëgimtarë fëmijët e tjerë të Pikasos,dhe dy fëmijët e tij. 

Vdekja e Pikasos i parapriu njërës prej periudhave të tij më krijuese

Besohet se Pikaso krijoi më shumë vepra gjatë 4 viteve të fundit të jetës së tij sesa në çdo periudhë tjetër kohore, duke përqafuar një qasje më ambicioze dhe abstrakte dhe madje duke pikturuar veprën “Piktori i Ri” nëvitin 1971, një imazh i Pikasos dekada më i ri. Ai vdiq në Francë më 8 prill 1973 në moshën 91 vjeçare nga një atak kardiak.

Emri i tij i plotë përmbante 23 fjalë

Emri i plotë i Pablo Picasso-s në fakt ishte Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de losRemedios Cipriano de la Santísima Trinidad Martiri Patricio ClitoRuíz y Picasso. Ky emër kaq i gjatë bazohet në emrat shenjtorëve dhe të afërmve të ndryshëm, dhe pjesa fundore “Picasso” vjen nga nëna e tij, Maria Pikaso.

Thënie të famshme të Pablo Pikasos:

“Duhet shumë kohë për t’u bërë i ri”.

“Bota sot nuk ka kuptim, ndaj pse duhet të pikturoj fotografi që ata i bëjnë në studio”.

“Nuk ka art abstrakt. Gjithnjë duhet ta nisni me diçka konkrete. Më pas mund të hiqni të gjitha gjurmët e realitetit”.

“Piktura është profesioni i të verbërve. Ai nuk pikturon atë që sheh, por atë që ndjen, atë që itregon vetes për atë që ka parë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat