“Vajza mbi urë” – nuk brengoset për askënd!

Art

“Vajza mbi urë” – nuk brengoset për askënd!

Nga: Ajete ZOGAJ Më: 27 shtator 2016 Në ora: 10:39
Ernes Wolder - duke folur për ekspozitën e skulptorit Destan Gashit

Këto dittë në Galerinë Wohlleb - në lagjen e tretë të qytetit të Vjenës është hapur ekspozita e radhës me dhjetë skulptura e bukura llojeve të  ndryshme të cilat  në këtë ekspozitë po përcjellin me një interesim të madh nga dashamiret e artit të skulpturës nga qyteti i Vjenës. Ekspozita është e hapur deri me pesë tetor të këtij vitit.

Skulptori i njohur Destan Gashi, vazhdon të fascinoj artdashësit vjenezë me ekspozita të njëpasnjëshme.

Në ekspozitën e cila u hap këto ditë në Galerinë Wohlleb, në lagjen e tretë të Vjenës ky skulptor i mirënjohur i botës shqiptare dhe me larg e  ka hapur ekspozitën e radhës me dhjetë skulptura të ndryshme të cilat me bukurit dhe origjinaliteti e tyre e kane tërheq vëmendjen e shume dashamireve të artit të skulpturës që të vizitojnë këtë ekspozitë.

Siç bënë të ditur Barbara Gashi, piktore akademike, në hapje të ekspozitës ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Sami Ukelli si dhe Këshilltari i komunës se Vjenës Ernst Woller, i cili me këtë rast ka përgëzuar skulptorin Gashi për punën dhe sukseset e tij dhe ka shprehur përshtypjet e tij për ekspozitën para shumë dashamirëve të artit të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite. Në ekspozitë, janë ekspozuar dhjetë  skulptura në mermerë të ndryshme.

Image
Pamje nga ekspozita

Tri prej skulpturave, janë pak sa më të veçanta, sepse janë punuar me një mermer të  veçantë. “Skulptori Destan Gashi, në një gurore në Kosovë ( afër Therandës), në momentin kur i ka  parë për herë të parë këta gurë me ato ngjyra të bukura rozë, me ngjyra të kuqe të mbyllëta dhe me disa vija të bardha, ishte  fascinuar dhe kishte  vendosur se duhet patjetër t’i gdhend e të krijoj me to skulptura në bukura. Ai shkoi dhe personalisht i përzgjodhi drejt për drejt në gurore disa copa dhe i solli nga Kosova  në atelienë e tij në Austri, ku edhe i punoi me emocione të thella” – tregon Barbara.

Image
Skulptura e punuar prej mermerit: “ Vajza mbi urë”

 Ajo më tej  shpjegon se, këta gurë me ngjyra dhe me strukturë shumë interesante, ishin shumë, shumë të fortë, por mbasi qe vinin nga Kosova, maestros I dukeshin shumë të butë, prandaj me ta  realizoi  disa skulptura të jashtëzakonshme. Me këta gurë Kosove, nga Theranda në ekspozitë është ekspozuar “Vajza mbi urë” me dy harqe.

Një urë tipike shqiptare, ne stilin e vjetër, si për shembull ura e vjetër e Gjakovës. “Për ketë skulpturë mbi urë kam pasur pyetje nga vizitorët dhe kam thëne: „ Kjo vajzë bllokon urën, dhe nuk i lënë njerëzit të kalojnë. Kjo vajzë nuk brengoset për askënd, as për policinë, as për njerëzit, as për shiun, as për borën e as për vërshimet“- është shprehur maestro Gashi për vizitorët. Ekspozita është e hapur deri me 5 tetor 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat