Stehpanie, e para balerinë me hixhab: Arti nuk njeh fe

Art

Stehpanie, e para balerinë me hixhab: Arti nuk njeh fe

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 14:24
Stephanie Kurlow

14 vjeçarja Stephanie Kurlow i ka idetë e qarta: ajo dëshiron të bëhet e para balerinë profesionale me hixhab.

E reja nga Sydney i Australisë ka nisur të vallëzojë që në moshën 2 vjeçare, një pasion të cilin është detyruar ta lërë në vitin 2010 kur së bashku me familjen e saj u konvertua në fenë myslimane.

“Është e vështirë që shkollat të pranojnë një balerinë me hixhab,” thotë ajo.  Por Stephanie është e vendosur të mos dorëzohet dhe ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në mënyrë që të paguajë një shkollë kërcimi.

“Unë dua të bëhem e para balerinë profesionale e veshur me hixhab dhe të hap një shkollë arti për të rinjtë e kulturave të ndryshme,” thotë Stephanie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat