Artisti rilidhet me nënën e tij nëpërmjet fotografisë

Art

Artisti rilidhet me nënën e tij nëpërmjet fotografisë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 11:24
Artisti Tony Luciani me nënën

Kur nëna e moshuar e artistit Tony Luciani, Elia, shkoi për të jetuar me të birin për shkak të moshës së shtyrë dhe gjendjes shëndetësore të saj, ai nuk e ka parë atë si një barrë.

Në vend të kësaj, Tony e pa atë si një mundësi për të filluar një projekt të mrekullueshëm me fotoaparatin e tij të ri - ai kishte nevojë për një subjekt interesant dhe Elia doli se ishte modeli i përsosur për të.

Elia vuan nga dementia, dhe thotë se ajo shpesh në mendje ka vetëm kujtimet nga vitet e shkuar, por nuk mund të mbaj në mend momentet, orët apo ditët e fundit, transmeton KosovaPress. Tony vendosi ta përdorë këtë si frymëzim për një projekt afatshkurtër që doli se i iu zgjat shumë më shumë. Për dy vjet ai e fotografoi nënën e tij në momentet kur ajo fliste për një situatë të viteve të mëhershme, duke e menduar se po e jetonte në momentet e tanishme. Dhe i biri i Elias ia improvizonte kujtimet, duke bërë këto foto krahasuese të cilat nuk kanë montime kompjuterike. A nuk është e mrekullueshme kjo që biri bëri me nënën e tij, aq më shumë që mjekët thanë se Elia duket se po jeton e lumtur.  

Seria e fotografive të portretizuar  e titulluar ‘çmenduria Elia’, në një mënyrë unike dhe personale, duke i afruar kujtimet e largëta të kësaj gruaje të moshuar me realitetin e saj aktual, po pëlqehet shumë nga njerëzit në botë, dhe për këtë edhe po i publikojmë disa nga këto foto të veçanta.

Tony thotë se projekti ka qenë i suksesshëm për shkak të dashurisë që ai ka për nënën e tij dhe e ka ndihmuar atë me të vërtetë që të rivlerësojë marrëdhëniet me të ëmën.

Dementia apo Demenca që njihet në gjuhën mjekësore është termi i përdorur për të përshkruar simptomat e një sërë sëmundjeve që shkaktojnë një rënie progresive në funksionin e një personi. Është një term i gjerë që është përdorur për të përshkruar humbjen e memories, intelektit, racionalitetit, aftësisë sociale dhe të kuptuarit se çfarë duhet konsideruar një reagim normal emocional.

"Këtë kam menduar, fillimisht, unë do të jem djalë trim dhe ta marrë atë në shtëpinë time, në vend se ta dërgojë atë në një shtëpi pleqsh, dhe për këtë kam ‘ndërprerë; jetën time dhe jam marrë me nënën. Por ajo që kam marrë nga ajo ishte më shumë se i dhashë", thotë Tony.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat