Ekspozitë për problemet e kategorive të ndjeshme

Art

Ekspozitë për problemet e kategorive të ndjeshme

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 15:41
Ilustrim

Problemet dhe barrierat me të cilat përballen njerëzit nga mjediset rurale gjatë qasjes drejt shërbimeve sociale, me fokus të posaçëm të grave si kategori e ndjeshme, janë tema të ekspozitës "Out of Sight: Poverty, Rurality, Gender" e hapur në QKR reaktor-Hulumtim në aksion.

Ekspozita, e cila paraqet përforcim vizuel të hulumtimit shkencor në temën "Sistem për mbrojtje sociale dhe dallimet sociale", është hapur në partneritet me Qendrën për zhvillim të komuniteteve nga Kosova dhe Qendrën për etikë, të drejtë dhe filozofi aplikative nga Serbia.

Ekspozita që do të jetë e hapur deri më 11 nëntor, e shfaq fytyrën e vërtetë të varfërisë së grave dhe vajzave nga rajonet rurale në Kosovë dhe Serbi, që aspak nuk dallon nga pozita e vajzave dhe grave në Maqedoni, ku çdo i katërti qytetar jeton në mjerim, ndërsa gratë janë në margjina dhe më së shumti në goditje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat