Veliaj: Tirana qendër e artit dhe kulturës moderne

Art

Veliaj: Tirana qendër e artit dhe kulturës moderne

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 22:35
Veliaj gjate hapjes se ekspozites

Bashkia e Tiranës sjell një tjetër surprizë për qytetarët, të cilët për një muaj do të kenë mundësi të shijojnë skulpturat e famshme të artistit italian Marco Lodola. I pranishëm në çeljen e ekspozitës në mjediset e Muzeut Kombëtar, ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vlerësoi prezantimin e këtyre veprave të famshme dhe falenderoi të gjithë ata që e mundësuan një gjë të tillë.

“Nuk ka bekim më të madh për një kryetar bashkie se sa të [veliaj-gjate-hapjes-se-ekspozites4] shohë që kryevepra botërore, si “Reja” apo skulpturat e famshme të artistit Lodola, janë të aksesueshme për të gjithë qytetarët e Tiranës, nga fëmijët 8 vjeç deri në 80 vjeç. Unë besoj se kjo e bën qytetin pak më të mirë, kur kemi akses tek estetika, tek e bukura”, tha Veliaj, duke shtuar ajo imponon një sjellje më të përgjegjshme si qytetar. Ai shtoi se ashtu si Reja, edhe këto skulptura janë dhuratë për t’u shfaqur në Tiranës deri në janar 2017.

Veliaj tha se shumë shpejt do të prezantohen edhe idetë për ta kthyer Piramidën e Tiranës sërish në një epiqendër të aktiviteteve kulturore. Skulpturat prej drite kanë ngjallur mjaft kuriozitet tek qytetarët dhe tek turistët e huaj të cilët vizitojnë kryeqytetin në këto ditë festash. Ato janë të vendosura në lulishten në krah të Presidencës dhe ekspozita në mjediset e Muzeut Kombëtar do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 8 janar, duke e kthyer Tiranën në një qendër të artit modern bashkëkohor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat