Xhevdet Spahija ekspozon në Vlorë

Art

Xhevdet Spahija ekspozon në Vlorë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 19:34
Xhevdet Spahija

Në Galerinë e Arteve në Vlorë, të shtunën u hap ekspozita personale e artistit Xhevdet Spahija, në të cilën u prezantua me 34 punime të krijuara me teknikën: vaj në kanavacë. Shpesh figurat femërore që mbizotërojnë në punimet e tij janë pjesë dhe e imagjinatës, por ka edhe nga ato të cilat kanë pozuar nudo për orë të tëra në studio dhe natyrë.

Në punimet e prezantuara nuk mungojnë edhe peizazhet shqiptare si derdhja e Bunës, realizuar në pjesëmarrjen e Kolonisë së piktorëve mbarëshqiptar.

Piktura e tij është e përqendruar në disa cikle dhe një vend të veçantë zënë legjendat shqiptare si “Kush e solli Doruntinën”. Pastaj dominojnë motive nga lumturia në diell, ikja, lektisja, simfonia e joshjes, shqetësimi i Posejdonit, Penelopa, puthja, Prometheu etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat